web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eva Murati flet për herë të parë pas lajmit të ndarjes nga Genari

4 Maj 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Ditën e djeshme, në mediat rozë qarkulloi me shpejtësi lajmi se moderatorja e njohur sportive e ?Vizion Plus?, Eva Murati i ka dhënë fund lidhjes 8-vjeçare nga i dashuri i saj, Genar Topalli.

Fillimisht lajmi u bë i ditur nga ?Newsbomb?, ku thuhej se një burim shumë pranë çiftit kishte konfirmuar se marrëdhënia mes Evës dhe Genarit kishte marrë fund. Jo vetëm kaq, por sipas këtij burimi Eva ndihej e shqetësuar që në media vazhdonin ta etiketonin si nusja e ish-kryeparlamentares.

Madje duke pasur parasysh që ditën e djeshme mungoi një urim nga Eva për Genarin, duke qenë se ai festonte ditëlindjen e tij të 23-të, u duk se ky lajm ishte plotësisht i vërtetë.

Mirëpo, Eva i ka përgënjeshtruar këto lajme dhe është shprehur shumë e mërzitur që merren me jetën e saj private.

?Është fake news nuk e kuptoj si kanë dalë në këtë përfundim!!

Më kanë mërzitur duke u përzier në jetën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë?? Shumë pakuptim!!!?, shprehet Eva.

 





Lajmet e fundit nga