web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr një pallat shumëkatësh/ Banorët nxirren jashtë nga zjarrfikësit

1 Maj 2018, 18:19, Aktualitet CNA

Një zjarr raportohet të ketë rënë sot në një kabinë elektrike të një pallati shumëkatësh në zonën e Plepave në Durrës, zjarr i cili ka shkaktuar panik mes banorëve.

Zjarri ka rënë pak pas mesditës dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.

“Durrëslajm” ka publikuar rastin në fjalë, ku siç duket edhe nga pamjet filmike dhe fotot, kabina elektrike është shkrumbuar tërësisht duke lënë banorët pa energji në këtë ditë feste.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve brenda një kohe të shkurtër, madje efektivët ndihmuan edhe disa nga banorët, që të bllokuar nga tymi dhe flakët nuk dilnin dot nga pallati.

Banorët kanë deklaruar se i ishin ankuar prej dy javësh administratorit të pallatit, pasi ndjenin se diçka po digjej.





Lajmet e fundit nga