web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si u bë deputet çuni skandaloz i Fahriut me dollarët e Ilir Metës

1 Maj 2018, 17:29, Aktualitet CNA

Gati një vit më parë, me publikimin e listës së kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha habiti jo pak, por habia më e madhe ishte në Qarkun e Korçë. Klevis Balliu, një njeri i panjohur për strukturat e Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik në këtë forcë, ishte i katërti në listën e këtij Qarku, pra në një zonë ku rriskonte, por dalja e LSI-së më vete me siglën e saj dhe ndarja me PS-në, i garantonte më shumë mundësi çunit të Fahriut, pra Klevis Balliut, të ishte një deputet i mundshëm pas këtyre zgjedhjeve.

U pa një fushatë thuajse qesharake në Pogradec ku u fol edhe për cilësinë e diellit apo pjeshket ne qytet, që do ta përmirësonte edhe liqenin vetë çuni i Fahriut. Ashtu siç i ati, prej 37 vjetësh, rregullon cilësinë e politikës në vendin tonë.

Por çfarë ndodhi në Pogradec?

Klevis Balliu ishte një kandidat thuajse qesharak, i braktisur nga strukturat, askush nuk e donte përfshi drejtuesit e Degës, por edhe vetë drejtuesit lokal të Bashkisë. Sa më shumë dilte, sa më shumë njerëz takonte, sa më shumë fliste, aq më shumë habiste dhe çudiste me budallallëqet që thoshte pa ndalim. Por kjo nuk kishte rëndësi për Lulzim Bashën. Ai tashmë e kishte vendosur dhe Klevis Balliu i kishte hyrë garës.

Në Qarkun e Korçës u pa një fushatë e dobët dhe apatike nga ana e strukturave të PD-së. Në Korçë thuajse nuk ekzistonin fare, deputetët qenë të shkëputur nga realiteti. LSI ishte shumë agresive, ndërkohë që socialistët kërkonin të fitonin me arsyetimin se problematika e tyre kishte qenë tepsia dhe problemi ishte kazani.

Në fakt LSI arriti, por ia arriti për të pasur vetëm një deputet duke shkuar rreth 20 mijë vota dhe në një prag për vetëm 700 vota nuk mundi të merrte mandatin e dytë. Në Korçë doli vetëm Edmond Panariti deputet duke u djegur kështu Vasil Kapurani.

Por çfarë ndodhi në fakt me totalin e votave?

Socialistët ruajtën rreth 63 mijë vota, pra rreth 500 vota ndoshta më pak se në zgjedhjet e kaluara të viti 2013.

Basha dhe lista e tij kishte 42 mijë vota, që janë 17 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. Kontribut të vyer per kete katastrofe ka dhe Fahri Balliu dhe çuni i tij.

Në disa momente gjate numerimit LSI dilte me dy deputetë dhe PD dilte me 3 deputetë por dhe PS shkonte nga 6 deputetë në 7, momente që lëviznin gjatë kohës që raportoheshin rezultatet.

Por çfarë ndodhi më pas?

Klevis Balliu u bë deputet dhe u shpall si fitues dhe rezultati në Qarkun e Korçës, megjithëse demokratët kishin 17 mijë vota më pak se zgjedhjet e mëparshme u quajt sukses.

Sukses ku deri tani kemi 4 deputetë nga të cilët një është Valentina Duka, i dyti është deputeti i filmuar në perversitet në Parlament Ervin Salianji, i treti është Hekuran Hoxhalli, “çelësi i suksesit” dhe daljes së Klevis Balliut si deputet në këtë Qark dhe i fundit është vetë “Balliu Junior”, i cili mundi të siguronte mandatin e katër, falë ndihmesës së dhënë nga numri 3. Po të shkosh në Devoll dhe të flasësh me devollinjtë ta thonë rëndom se çfarë ka ndodhur gjatë fushatës dhe kryesisht në javën e fundi.

Të mërkurën dhe të enjten e javës së fundit elektorale, në Devoll është parë që të kalojë shpesh Fahri Balliu, babai i Klevisit, i cili ka qenë prezent më shumë sesa në Pogradec në Devoll, ku kërkonte me çdo kusht të thithte maksimumin e votave të cilat mund të bënin diferencën.

Ai kishte marrë garanci se në Korçë do të kishte vota. Në fushën e Korçës gjithashtu, por megjithëse kutitë i dolën bosh, e vetmja kuti që u mbush ishte Devolli.

Po pse dhe si u mbush Devolli?

Së pari për faktin se Devolli është i djathtë dhe kështu ka votuar tradicionalisht, por edhe një detaj tjetër.

Disa burime konfidenciale i kanë thënë CNA.al se, javën e fundit në Devoll janë shfaqur Fahriu dhe miq të tij të LSI qe kanë paguar dhe kanë blerë vota.

Kanë blerë vota jo vetëm në elektorat, por thuhet sipas drejtuesve të strukturave lokale në Devoll, se shumë nga drejtuesit e Seksioneve por edhe militantë në zona të ndryshme, u paguan nga njerëz afër Fahri Balliut, të cilët thoshin se këto para ishin për të garantuar një fitore sa më spektakolare të demokratëve në Devoll.

Është përmendur edhe emri i Lulzim Bashës, janë përmendur edhe emra të tjerë sikur fondet vinin nga qendra, nga Tirana, dhe kështu ishin shpërndarë në të gjitha degët. Por me kalimin e kohës detajet u zbardhën.

Të njëjtat burime saktësuan se ka qenë Ilir Meta dhe shpura e tij e cila ka financuar daljen e Klevis Balliut si deputet në Qarkun e Korçës, duke shkuar dhe blerë vota në Devoll, kjo për dy arsye. Së pari, në rast se Klevis Balliu fitonte dhe do t’i duhej Ilir Metës në çdo rast ai ishte ishte njeriu i Ilir Metës. Miqësia e Fahriut me Ilirin është prej shumë vitesh e lidhur dhe solide dhe Fahriu është thuajse një shërbëtor i Presidentit aktual të Republikës.

Më tej LSI-a nuk do ta kishte problem. Hyrja e Klevisit mund t’i siguronte mandatin e dytë apo të tretë. Pra çfarëdo që të ndodhte, hynte Klevis Balliu apo hynte Vasil Kapurani i LSI-së, kjo e fundit vetë kishte dy deputetë të sigurt, aq më shumë që tentativa ishte që LSI të kishte dy mandate të sigurta, të dytin të cilin e ka humbur për disa qindra vota dhe i treti do të ishte Klevisi në lojë. Pra LSI paguante para për të siguruar vendin e dytë apo të tretë. të dytin e saj e humbi, por ka të dytin e sigurt që është Klevis Balliu, i cili ishte pjesë e listës së PD-së, i katërti në atë listë.

Devollinjtë kur i takon thonë se janë hedhur të paktën 100 mijë dollarë duke paguar struktura dhe njerëz për të siguruar mandatin e Klevisit. Është përdorur emri i Lulzim Bashës, është përdorur emri i Ilir Metës, janë përdorur të tjera gënjeshtra, por kjo ka pak rëndësi. Klevis Balliu, tani është deputet. Është deputet me lekët që e financoi Ilir Meta babain e tij për të siguruar mandatin e djalit të tij i cili në fakt sot është deputet nën siglën e Partisë Demokratike, por është ushtari nga më të bindurit e Monikës dhe që garantonte një votë të sigurt për LSI-në.

Këtë ta thonë rëndomë në qarqet politike, kudo që ulesh apo këdo që takon, por kjo ka pak rëndësi. Më shumë rëndësi ka fakti sesi Lulzim Basha sulmonte ashpër LSI-në. E quante partinë e votave të blera dhe ndoshta kishte të drejtë. LSI-a po blinte vota për Partinë Demokratike në Devoll, pikërisht për Klevis Balliun, deputetin më qesharak të Parlamentit tonë, djalin e ish-personit që akuzohet si ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe ish-njeriu i nomenkalturës të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, njeriu i afërt i ministrit të diktaturës Hekuran Isai dhe ky është Fahri Balliu, i cili tashmë ka djalin e tij deputet me paratë e Ilir Metës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga