web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronela Hajati tregon arsyen përse nuk konkurron në Festivalin e Këngës: Në RTSH rrinë akoma ata që i ka vënë babi im në punë

30 Prill 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Ronela Hajati e ftuar këtë të shtunë në emisionin ?Thumb? të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ka treguar se ka qenë dëshira e saj prej kohësh që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

Megjithatë ka patur një gjë që e ka penguar e që ka të bëjë pikërisht me personat që përzgjedhin këngën fituese dhe me mënyren si procedohet. Këngëtarja është shprehur se RTSH-ja ka nevojë për frymë rinore dhe brezin e ri që të ecë përpara.

?Atje janë disa lloj njerëzish që kanë ngulur rrënjë që kur i ka vënë babi im në punë . Babi im ka vdekur tashmë duhen sjellë të rinj.?,- është shprehur këngëtarja duke u shprehur se pikërisht politika e njëjtë bën më të vështirë fitoren në Festivalin e Këngës se sa vetë Eurovisionin./CNA





Lajmet e fundit nga