web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen prapaskenat e vizitës në Berlin/ Ja pse parlamentarët gjermanë refuzuan Ramën

28 Prill 2018, 14:07, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Berlin.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ?deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim deklaratën e Ramës dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa eshte i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj.?

Më tej Berisha thekson se ?Sipas Radio DË deputetet gjermane mendonin me te drejte se Rama e kishte ndermarre fushaten e shpifjeve si nje forme presioni primitiv stalinist per te detyruar ata te mbyllin syte para krijimit te narkoshtetit ne Shqiperi?.

Ndër të tjera Berisha përmend edhe çështjen Tahiri, për të cilen thotë se Rama bëri edhe megamashtrimin e tij të radhës. ?Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqen masken Rames duke i thene se ai jo vetem nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndermori sulme te hapura kunder prokuroreve te çeshtje Tahiri.?- shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Ne Bundestag si skllav i krimit!

Te dashur miq, ne takimin e tij ne Bundestag, me dy genjeshtrat e turpshme qe renacaku dymeterlik leshoi pa u skuqur para parlamentareve gjerman dhe ulerimat e njeriut te sfazuar, Edi Rama neveriti audiencen e nderuar sa asnje vizitor tjeter ne tre dekadat e fundit.

Se pari, pasi kerkoi te falur per fushaten e ulet shpifse me fjalor rrugaçi ordiner te tipit te luftes se ftohte, qe ai vet ndermori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kunder kryetarit te Komitetit per Europen te Bundestagut z Krischbaum, e paraqiti ate jo vetem si veper te shypit te lire te pavarur prej tij por edhe si nje akt te papergjegjshem te njerezve qe nuk duan integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Me kete genjeshter te peshtire Rama veçse iu provoi atyre perfundimisht se ai ishte jo vetem skenarsti i sulmeve te ndyra te stilit te luftes se ftohte por ishte njekohesisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.

Prandaj deklaraten e tij, deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa eshte i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj.

Sipas Radio DË deputetet gjermane mendonin me te drejte se Rama e kishte ndermarre fushaten e shpifjeve si nje forme presioni primitiv stalinist per te detyruar ata te mbyllin syte para krijimit te narkoshtetit ne Shqiperi, eksportuesit kryesore te droges ne Europe, vendosjen e shqiptareve ne krye te listes per kerkesat per azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shnderrimin e Shqiperise si qender operacionale te krimit te organizuar, deshtimin e reformes ne drejtesi dhe perdorimin e kesaj te fundit si shpate e partise kunder opozites.

Por me fushaten e tij te turpshme, Rama synonte gjithashtu qe te mund te paraqese shqiptareve, si shkak te mos hapjes se negociatave, qendrimet inatçore te deputeteve te Bundestagut duke mbuluar keshtu deshtimin e tij ne plotesimen e kushteve per hapjen e negociatave. Natyrisht keto jane thjesht kalkulimet e nje njeriu te lige dhe deshtak, te cilat moren ne tempullin e demokracise gjermane pergjigjen me te merituar.

Por kulmi i diskretitimit dhe vetdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me pergjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtesine te arrestoje Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij!

Kesaj pyetje Rama iu pergjigj me megamashtrimin e turpshem, te cilen nuk e kishte thene kurre me pare ai as dhe papagajte e tij me te verber ne media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqen masken Rames duke i thene se ai jo vetem nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndermori sulme te hapura kunder prokuroreve te çeshtje Tahiri.

Rama beri kete megamashtrim nderkohe qe mbare komuniteti nderkombetar denoi bllokimin e drejtesise nga ana e tij ne rastin Tahiri. Ai e beri kete pohim pas deshtimit te perpjekjeve te tij diabolike per te zevenedsuar Llallen me Tahirin per te bertitur se eshte Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llalles. Mirepo kjo pergjigje e Edi Rames ne Bundestag ishte deshmia me flagrante dhe me e pakundershueshme qe bindi ligjvenesit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht eshte skllav i dosjeve qe ka Tahiri per te dhe Olsin e tij.

Jo rastesisht Tahiri keto dite ka qene me ultimativ se kurre ne selamet e tij ndaj Rames dhe pertej Rames, duke e detyruar kete te fundit te mbroje ate ne konference shtypi me Mogherinin dhe te mashtroje pafytyresisht ne menyren me te paskrupullt ne Bundestagun gjerman sikur te ishte perfaqesues i Enver Hoxhes apo i KimJong Un dhe jo i nje vendi qe kerkon te hape negociatat me BE.

Ne kunderpergjigje te ketyre genjeshtrave te medha dhe te paskrupullta, grupi parlamentar politik me i madh i Bundestagut dhe Europes, qe ka votuar ne 30 vite mbi 1,3 miliarde euro ndihma per Shqiperine, mori, me direktive partie, vendime qe ndofta nuk i ka marre ndonjehere me pare:

1- Te refuzoje, ne nje akt tejet te rende dhe te paprecedent, ftesen e derguar dite me pare te Edi Rames per darken e shtruar per nder te tyre nga ai ne China Club.

2- Te anulloje viziten faktmbledhese ne fillim te majit te delegacionit te Bundestagut te kryesuar nga kryetari i komisionit per Europen Gunter Krischbaum. Shtoj ketu se kjo do te ishte vizita e 12-te faktmbledhese e deputeteve te Bundestagut ne vitet e fundit per integrimin e Shqiperise ne BE.

Keto qendrime te miqve tane te shkelqyer, jane ne vetvete nje apel per dinjitetin e çdo shqiptari, qe te denoje sjelljen staliniste te skllavit te krimit Edi Rama dhe te bejme gjithçka qe vendi te ece i sigurt ne rrugen e integrimit ne BE! sb





Lajmet e fundit nga