web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jetë të këputura në lule të moshës: Artistët shqiptarë që u ndanë nga jeta në moshe fare te re

25 Prill 2018, 23:20, Lifestyle CNA

Art Kurti

Aktori i njohur shqiptar i serialit ?O sa mirë?, Art Kurti është gjendur mëngjesin e  24 Prillit i vdekur në makinë. Arti Kurti njihej nga të gjithë si ?Gjakovari? dhe ishte kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Adelajda Xhamani

Të gjithë u tronditëm nga ndarja nga jeta e ish-banores së ?Big Brother 2? Adelajda Xhamani. Me 29 Tetor 2017, në orën 4 të mëngjesit ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, si pasojë e një arresti kardiak. Sipas deklaratave të policisë, 31 vjeçarja vuante nga epilesia.

Ergi Dini

Në kulmin e karrierës, këngëtari Ergi Dini u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik me motor në bulevardin ?Bajram Curri? në Tiranë. Ergi, 22 vjeç ishte fituesi i tretë i spektaklit ?X Factor? në televizionin ?Klan?.

Këngëtarja Elsina Hidersha e njohur ndryshe si Emmy, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 21-vjeçare, me 28 Shkurt të vitit 2011. Prokuroria deklaroi se këngëtarja e hitit ?Rastësisht u Pamë? humbi jetën si pasojë e pakujdesisë pas një zënke me ish të dashurin e saj.

 

Këngëtarja Elvana Gjata i dedikoi këngën ?Me Ty?, me të cilën fitoi edhe festivalin e muzikës moderne ?Top Fest? në vitin 2011.

Doktor Flori

 

Në moshën 35 vjeçare, Doktor Flori u gjet i pajetë në banesën e tij. Pjesëtari i grupit ?West Side Family? ndërroi jetë më 17 Nëntor 2014, si pasojë e problemeve me lëndët narkotike. Landi Hysi dhe Armir Shahini, dy pjestarët e tjerë të grupit ?West Side Family?, përfunduan produktet e lëna përgjysmë nga Doktor Flori dhe më 29 Dhjetor 2017 publikuan këngën ?Beso?.

Gentian Demaliaj

Në moshën 40 vjeçare, vokalisti i grupit ?Djemtë e Detit? Gentian Demaliaj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Demaliaj e humbi betejë me kancerin me 27 Janar 2015 edhe pas kimioterapive të shpeshta në Tiranë dhe Itali.

Gëzim Hajdini

Më  8 Prill të vitit 2018, u nda nga jeta reperi i grupit ?TBA? Gëzim Hajdini. I njohur ndryshe me nofkën ?B52?, Hajdini lindi në Prishtinë e më pas u shpërngul në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





Lajmet e fundit nga