web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

2-vjeçari mbijetoi pasi fikën aparaturat, seancë “jetë a vdekje” në gjykatë

25 Prill 2018, 14:05, Lifestyle CNA

Alfie Evans, 2-vjeçari që mbijetoi edhe pasi iu fikën pajisjet që e mbanin në jetë, kundër parashikimeve të mjekëve, vazhdon të mbajë me zemër të ngrirë njerëzit në Britani, Itali e më tej.

Një seancë urgjente u mbajt këtë pasdite në gjykatën e Mançesterit, ndërkohë që një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri, në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali, ku autoritetet ndërhynë që të vazhdonin ta mbanin në jetë. Gjatë seancës, gjykatësi u tha mjekëve që fëmija duhej lënë  të vdiste në shtëpi.

2-vjeçari Alfie Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë.

Gjykatësit dhe mjekët ranë dakord që ishte më njerëzore që të fikeshin pajisjet e të fëmija të lihej të vdiste, por 2-vjeçari vazhdoi të jetojë e të marrë frymë vetë.





Lajmet e fundit nga