web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tatimet këshillojnë biznesin për kasat fiskale/ Veprimtaritë që duhet të pajisen

24 Prill 2018, 07:25, Ekonomi CNA

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një material këshillues mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit.

Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, ?Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë?, në nenet 54 dhe 55 të tij, përcakton kushtet ligjore, që bëjnë të detyrueshëm instalimin e pajisjes fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Duke iu referuar legjislacionit fiskal bazë, ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, në Nenin 54, pika 3, përcaktohet se : ?Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë, për çdo transaksion?.

Më tej, sipas pikës 1 të Nenit 55 të ligjit të sipërcituar, tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, ose institucioneve financiare të parasë elektronike, të licencuara nga Banka e Shqipërisë, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Gjithashtu bazuar në Vendimin nr.781, datë 14.11.2007 ?Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale?, pika 9.2.3 janë parashikuar përjashtimet nga detyrimi i lëshimit të kuponit tatimor për:

ç) veprimtaritë, që ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike





Lajmet e fundit nga