web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri akuzohet se ka dhënë mbi 630 mijë euro subvencione pa bazë ligjore

24 Prill 2018, 20:01, Aktualitet CNA

Ministri i Infrastrukturës akuzohet se pa asnjë bazë ligjore ka dhënë subvencione në shumën mbi 630 mijë euro. Kjo është akuza, me të cilën ministri ngarkohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), aktakuzën e së cilës e ka siguruar ?Betimi për Drejtësi?.

Kjo Prokurori, më 10 prill 2018, këtë aktakuzë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, e në të cilën Lekaj akuzohet për dy vepra penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të përvetësimit në detyrë.

Bëhet fjalë për kohën kur Pal Lekaj ishte kryetar i Komunës së Gjakovës dhe  së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin dhe Dafina Thaçin akuzohen se si zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre gjatë shpërndarjes së subvencioneve.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë ?UNION-VL?, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

?Vendimet që i ka lëshuar i pandehuri Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjëlloj baze juridike e që shkojnë deri në shumën prej 631.671.82 euro?, thuhet ndër të tjerash në aktakuzë.

Sipas të cilës, subvencionet janë autorizuar nga të akuzuarit pa mbikëqyrje nëse pagesat janë bërë ndaj fermerëve dhe duke mos pasur fare kontratë me kompaninë ?UNION-VL? me ç?rast rreth 40% e mbi tre mijë fermerëve nuk kanë pranuar fare pagesat që janë autorizuar ndaj tyre.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë kaluar edhe kompetencat ligjore, sepse përveç fondit për subvencione, ata për subvencione kanë përdorur edhe linjat tjera buxhetore të Komunës së Gjakovës, duke i shkaktuar asaj një dëm të mundshëm deri rreth 250 mijë euro…/Zeri.Info-Shkrimi vjen i redaktuar nga CNA.al/





Lajmet e fundit nga