web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk e shoh dot!” Si ndihet Almeda Abazi kur burri i saj puth të tjera

20 Prill 2018, 11:05, Lifestyle CNA

Të jesh aktor nuk është profesion i lehtë dhe shpesh ata që ?e vuajnë? janë njerëzit e zemrës. Almeda Abazi ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ?You&Me?, në NRG Radio.

Ish-Missi shqiptar u pyet veçanërisht për xhelozitë mes çiftit:

?Kemi një punë që nuk na lejohet të jemi xhelozë. Edhe sikur unë të jem xheloze nga brenda, nuk më lejohet të jem xheloze sepse e dija se me kë kisha të bëja para se të martohesha kështuqë??.

Por të gjithë kemi një pyetje: Si ndihet bukuroshja 26-vjeçarja kur sheh bashkëshortin e saj në ekran duke u puthur me dikë tjetër?

?Puthjet janë prej vërteti, nuk ka montazh? Mundohem mos t?i shoh, por jetojmë në një kohë që është e pamundur mos t?i shohësh. Kjo nuk është xhelozi, por më bën të ndihem keq.?

Almeda thotë se e merr me të qeshur, por nga brenda lufton me veten pasi është e vështirë. Nga ana tjetër, aktori dhe bashkëshorti i saj është më xheloz.

?Meshkujt janë pak më xhelozë në këtë aspekt, unë e kam thënë edhe para Tolga-s që nuk do të pranoja kurrë një rol që ka puthje, megjithëse kjo nuk është e lejuar. Por ia kam bërë njëherë si presion, i kam thënë nesër mund të bëj dhe unë një rol të tillë, me këto skenat dhe pashë që iu skuqën veshët dhe iu rrudhën sytë?, u shpreh Almeda para dy moderatorëve, Julkës dhe Arionit./CNA





Lajmet e fundit nga