web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte drogë tek trafikantët/ Zbulohet emri i policit

17 Prill 2018, 11:52, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetetet sociale, emrin e një punonjësi të policisë që sipas tij është i lidhur me trafikantë të drogës.

Berisha është bazuar tek mesazhin i një qytetari, i cili identifikohet si  polic i Delta Force.

I njëjti ka denoncuar një koleg të tijin, me emër dhe thotë se është i lidhur me trafikantë droge.

?Jam një koleg i Ermelind Abazit, polic i Delta Force të cilit iu dogjën dy makina luksoze me cilindrat të madhe në qytetin e Vlorës ditën e premte në darkë vonë. Zotëria në fjalë në vitin 2013-2014 ka qenë me ndërhyrjen në fshatin Lazarat dhe ka kryer transporte me makinën e tij personale për të nxjerr hashashin nga Lazarati dhe për tua çuar trafikantëve në destinacion të sigurt?, thuhet në denoncim.

Postimi i plotë:

Prapa djegies së dy makinave në Vlorë, chercher la drogue (kërkoni drogën). Narkopolici eshët pronari!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
?Përshëndetje zoti Sali Bberisha. Unë që të shkruaj jam një koleg i Ermelind Abazit, polic i Delta Force të cilit iu dogjën dy makina luksoze me cilindrat të madhe në qytetin e Vlorës ditën e premte në darkë vonë. Zotëria në fjalë në vitin 2013-2014 ka qenë me ndërhyrjen në fshatin Lazarat dhe ka kryer transporte me makinën e tij personale për të nxjerr hashashin nga Lazarati dhe për tua çuar trafikantëve në destinacion të sigurt duke përfituar nga detyra e policisë. Ndërkohë në këtë vit ka ndërtuar dhe një hotel 5 katësh në Dhërmi ka dhe një supermarket në emër të babait në Dhërmi duke siguruar pastrimin e lekëve. Në vitin 2015-2016 duke përfituar si shofer i fugonit Delta Force ka kryer transporte brenda qytetit dhe zonave për rreth duke ua çuar deri në breg të detit ku i priste gomonia dhe e ngarkonin dhe e nisnin në Itali. Është i implikuar me shumë trafikantë të mëdhenj në qytetin e Vlorës dhe Fierit. Si ka mundësi që zotëria në fjalë brenda vitit ndërton 1 hotel luksoz në Dhërmi dhe blen 2 makina luksoze? Ndërsa ne të tjerët me të njëjtën rrogë nuk arrijmë të blejmë një shtëpi për të fjetur jemi akoma me qira? Dhe populli vuan për bukën e gojës? Ju lutem ngrini zërin tuaj si opozitë se te ju kemi besim. ju lutem më mbani anonim se s?dua të humbas vendin e punës. Faleminderit?/CNA.al





Lajmet e fundit nga