web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raportuesi për Kosovën në BE i nxjerr gënjeshtrën zyrtarëve të lartë kosovarë

17 Prill 2018, 17:56, Aktualitet CNA

Përkundër zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës, të cilët pas marrëveshjes së Demarkacionit kanë nisur të artikulojnë rëndom liberalizimin e shpejtë të vizave, duke venë si kufi përfundimtar fundin e vitit, krejt tjetër deklaron raportuesi për Kosovën në BE.

Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë afat kohor për këtë çështje ka deklaruar raportuesi Igor Sholtes nëpërmjet një interviste dhenë për “lajmi.net”, kur është pyetur nëse ka një datë afat për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, tashmë kur demarkacioni është një fakt i kryer.

?Nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të zgjidhet çështja e vizave. Natyrisht unë shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur?, ka thënë ai.

Sholtes ka kërkuar punë edhe më të madhe sa i përket luftimit të korrupsionit, duke theksuar se ky është një proces i vazhdueshëm. Ai gjithashtu ka thënë se pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të mund ta bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushtet.





Lajmet e fundit nga