web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtoi 20 kg në shtatzëni, Ledina Çelo: Mendova se mbarova por ja si ia dola

14 Prill 2018, 08:53, Lifestyle CNA

Trupi i saj është model për shumë femra që kanë moshën e Ledina Çelos (41 vjeç) dhe kanë dy fëmijë si ajo.

Edhe pse Ledina beson se fëmijët janë dhurata më e bukur që të jep Zoti, ajo pranoi për herë të parë në emisionin ?Lart e poshtë?, se doli nga vetja në shtatzëninë e parë.

Këngëtarja shtoi plot 20 kilogramë kur ishte shtatzënë me djalin, pasi nuk kursehej në të ngrënë dhe i plotësonte çdo tekë vetes. Por si arriti të dobësohej?

Ajo tregon se ushqimi dhe vrapi janë dy pikat kryesore ku tregon kujdes:

?Të jem shumë e sinqertë, në kohën që mbeta shtatzënë me djalin, thosha: ?Aha tani mbaroi Ledina?. Fëmija për mua ishte në vend të parë, nuk u kurseva fare, jam ushqyer mirë dhe vura 20 kilogramë, ndoshta dhe më shumë.

?Mbasi linda çunin e kuptova që kilet nuk ishin të thjeshta dhe fillova të bëja vrap. Vrapin e kam filluar që në moshën 10 vjeç me atletikën dhe e kam dashur gjithmonë. Ka qenë i vetmi sport që nuk dorëzohem?.

Ledina e vuri theksin edhe të rëndësia e ushqimit për të mbajtur trupin në formë:

?Sigurisht dhe ushqimi ka rëndësinë e vet, i vë reduktim darkës dhe jam gjithmonë në lëvizje?./CNA





Lajmet e fundit nga