Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një ditë më parë ?Stop? transmetoi disa video me kamera të fshehtë, ku shfaqej e ashtuquajtura ?shëndetësia falas?.
Me para nën dorë, qytetarët u pajisën me raport mjeko-ligjor në Kamëz e Durrës. Ndërsa në Krujë, ?shëndetësia falas? i siguroi një qytetareje shtatzënë vetëm analizën e grupit të gjakut. Të tjerat në mënyrë private dhe me para.
Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku njoftoi pezullimin nga puna për infermierët që shfaqeshin në video, A.M, M.P dhe E.M.
?Duke falenderuar median për evidentimin e rasteve të tilla, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes theksoi vendosmërinë për të luftuar çdo fenomen korruptiv, në mënyrë që çdo punonjës që kryen akte në kundërshtim me ligjin të ketë ndëshkimin e merituar?, përmbyllej njoftimi për shtyp.
Por moderatorët e emisionit ?Stop?, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj thanë se përgjegjësia penale duhet të kalojë një herë nga komisionet e poliklinikave, të cilët firmosin pa kontrolluar pacientin. Ata u shprehën se infermierët që janë pezulluar janë vetëm korrierët, ndërsa anëtarët e komisionit janë përgjegjësit kryesorë.
Çfarë transmetoi ditën e djeshme emisioni ?Stop? lidhur me korrupsionin në poliklinikat e Kamzës, Durrësit dhe Krujës:
Qytetarja ? Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!
Infermierja 1 ? Ka ikur në shpi.
Infermierja 2 ? Kanë ikur ato.
Infermierja 1 ? Kanë mbaruar për sot.
Qytetarja ? Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S?ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!
Infermierja 2 ? Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?
Qytetarja ? Po!
Infermierja 2 ? Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?
Qytetarja ? Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s?kam kohë.
Infermierja 2 ? S?ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj?! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë, i japim? po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.
Qytetarja ? Ja!
Infermierja 2 ? Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).
Qytetarja ? Sa?
Infermierja 2 ? 10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).
Qytetarja ? Në rregull!
Infermierja 2 ? Të shkoj lart unë njëherë!
Qytetarja ? A të ngjitem edhe unë lart?
Infermierja 2? Jo, s?ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.
Infermierja 2 ? Hajde këtu te shkallët se s?duam? I thashë duhet për nesër vërtetimi.
Qytetarja ? Si e ke emrin?
Infermierja 2 ? Edlira.
Qytetarja ? Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.
Durrës
Qytetarja ? A të futem?
Infermierja ? Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s?erdhe atë ditë?
Qytetarja ? S?munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam.
Infermierja ? Me grip, ke qenë pa qejf ëëë, mirë. Hajde tashi! Unë po bëj një përpjekje njëherë! Ishalla nuk kane ik ato të ndërtesës tjetër! Si e ke emrin ti? A ke një kartë identiteti?
Qytetarja ? Po, kam!
Infermierja ? Ma jep kartën! M?i jep edhe ç?ke për të? ashtu, edhe të shkoj njëherë unë!
Qytetarja ? Tani sa bënin?
Infermierja ? Nëma ti ta kem një kështu, sa ke ti ke një 5-she? Ma jep 10-shen!
Qytetarja ? Jo, nuk kam!
Infermierja ? S?ke? Ja të ta jap unë një se duhet me i ngatërru, duhet një 5-she me bo regjistrimin atje, asaj tjetrës të shkoj t?i them.
Qytetarja ? S?ka gjë! Vetëm më mbaro!
Infermierja ? Ishalla të mbaroj njëherë! Ta gjej, përndryshe do vish vetë. Do vish jo vetë, do vish nesër se çfarë do bëj unë do pyesësh mirë!
Qytetarja ? Ok!
Infermierja ? Mbaji këto tani ti!
Qytetarja ? Në rregull!
Infermierja ? Unë tani duhet me i bo krejt 5-she se s?shkojnë ashtu, nuk shkojne me tetën.
Na tani me tetën, letra nga komisioni, raporti, futi këtu! Mirë! Hajt! Pacim!
Krujë
Qytetarja ? Si jeni? Mirë?
Doktori ? Mirë!
Qytetari ? XXXXX më adresoi këtu për një analizë gjaku, HIV- AIDS.
Doktori ? Bohet HIV, Hepatiti B, Hepatiti C, bëhet grupi i gjakut, bëhen të gjitha.
Qytetari ? Këtë na tha edhe ajo për të bërë.
Doktori ? Të gjitha këto?
Qytetari ? Po! E sa kushtojn këto tani?
Doktori ? Grupi i gjakut është falas që është shtet, kurse këto të tjerat janë me pagesë. Nuk bëhen në shtetërore, veç të t?i bëj nga ana ime privatisht. Por grupin e gjakut e keni falas.
Qytetari ? Sa kushton e gjitha kjo?
Doktori ? Veç për nusen t?i bëjmë të gjitha shkojnë 20 mijë lekë.
Qytetari ? Ok! Mund ta bëjmë?
Doktori ? Po, por vetëm se janë me pagesë? kupton?
Qytetari ? Po, pra!
Doktori ? Ok, e bëjmë! Ulu!
Qytetari ? Në shtet nuk funksionojnë këto?
Doktori ? Jo, nuk funksionon!
Qytetari- Ok! S?ka problem!
Doktori ? Mund t?i bësh edhe në Tiranë, edhe në Fushë-Krujë, nuk ka problem, po edhe grupin e gjakut.
Qytetari ? Për të mos ikur dhe njëherë në Tiranë.
Doktori ? Si të doni po them.
Qytetari ? Vazhdojmë! Vazhdojmë!
Doktori ? Jo, jo! Problemi është se në shtet nuk bëhen asnjë vend. Vetëm në Tiranë, te Qendra Kombëtare e Gjakut mund të marrësh një rekomandim, për të shkuar për t?i bërë. Do i bësh me pagesë.
Qytetari ? Mirë, mirë, se edhe pashaportizimin nuk e kemi akoma, kështuqë?
Doktori ? Jo, jo! Nuk e di tani, unë po them zgjidhjen që mund të jap.
Qytetari ? Ok! Vazhdojmë!
Doktori ? Tashi si doni bëni, ngaqë është me pagesë edhe unë ndihem në siklet.
Qytetari ? Po s?ka problem, unë po të thashë bëje, bëje!
Doktori ? Jo, vëlla! Ngaqë është me pagesë i bëj unë nga ana ime, e kupton ? I kam marrë ngaqë ka kërkesë, sa për të mos me shkuar njerëzit në Tiranë për shembull. Po është me dëshirë, nuk është e detyrueshme.
Qytetari ? Ore, aq më mirë që ju shërben njerëzve sepse tani të shkosh dhe deri në Tiranë?
Doktori ? Unë vihem dhe në siklet, për Zotin! Po problemi është që tani në Tiranë, thashë merr një rekomandim dhe shko te Qendra Kombëtare e Gjakut.
Qytetari ? Nuk është problem!
Doktori ? Se dhe unë ndihem në siklet, ngaqë ? kurse grupin e gjakut e keni pa pagesë.
Qytetari ? Nuk besoj që është për t?u vendosur në siklet kur ti po i shërben dikujt.
Doktori ? Po, siklet është./ tvklan.al
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte sot ...
Raportin e “Freedom House”, të publikuar ditën e sotme ku nd...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Akademiku Artan Fuga, është i ftuar në studion e rubrikës “O...
Mësuesi i matematikës në shkollën “Adem Gjeli”, Fatmir Dervi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e deno...
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuz...
Policia e Komisariatit nr 1, ka nisur procedimin në gjendje ...
Një video perverse e një mësuesi matematike në Fushë-Krujë ë...
Në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shtetas shqiptarë të d...
Shumë mund ta ëndërrojnë por këtë supermakinë jo të gjihtë m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e deno...
Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krim...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për herë të parë është ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rre...
Hazis Ndreu, sot 85 vjeç, i lindur në qytetin e Peshkopisë, ...
Një avion algjerian tranporti u rrëzua sot, duke vrarë të pa...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vebnosur se Hervin Çu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...