web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikë nga vettingu?/ Largohen nga drejtësia Gjyqtari i Vlorës dhe Prokurori i Beratit

11 Prill 2018, 12:53, Kronika CNA

Gjyqtari i gjykatës në Vlorë, Ilir Çeliku dhe Ermir Beta prokuror në Berat janë tërhequr në kohë nga sistemi i drejtësisë. Siç bën të ditur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke u larguar nga sistemi i drejtësisë, Ilir Çeliku dhe Ermir Beta i shpëtojnë automatikisht sitës së Vettingut.

Kujtojmë se Çeliku prej vitesh ka punuar si gjykatës në Tiranë.

Kujtojmë që sot para KPK ishte gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe njëkohësisht dhe kandidati për KLGJ, Besim Trezhnjeva. Ai nuk mundi të justifikojë pasurinë që zotëron, ndonëse tha se gjithçka e kishte të ligjshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga