web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj gazetarit Ismet Drishti/ Zjarr TV publikon videon: U sulmuam nga 15 persona

6 Prill 2018, 18:24, Aktualitet CNA

Pas lajmit të sulmit ndaj studiove të “Zjarr TV” dhe kërcënimit të gazetarit dhe Administratorit të këtij televizioni, Ismet Drishti, të bërë publik nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar edhe vetë “Zjarr TV”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zjarr TV, ka publikuar videon e sulmit ndaj gazetarit Drishti, prej disa personave, ndërsa akuzon policinë për vonesë dhe shprehet se nuk është e vërtetë që janë sulmuar nga një 15-vjeçar, por nga rreth 15 persona.

“Pas publikimit te deputes demokrate Albana Vokshi ne lidhje me sulmin ndaj Zjarr Televizion te nje grupi prej rreth 15 vandalesh dhe reagimit teper te vonuar te policise pasi vetem sot pasdite rreth ores 17:00 ka ardhur te marre pamjet filmike, vjen dhe reagimi i i Gazetes Tema te te mirenjohurit Mero Baze “per saktesine e infromacionit” qe njofton se Ismet Drishti eshte sulmuar nga NJE ADOLESHENT 15-VJEÇAR.
“Zjarr Televizion” sjell pamjet filmike te perplasjes per te gjithe publikun. Ndryshe nga disa media te cilat financohen nga qeveria, Televizioni yne eshte ne anen e lajmeve te verteta. Ne asnjehere nuk kemi dashur te dizinformojme por sjellim vetem te verteten. Ndryshe nga disa media apo gazeta si kjo e Mero Bazes i cili dizinformon me qellim, ne do te vazhdojme mision tone ate te publikimit te te vertetes per te gjithe shqiptaret. Nuk jemi dhe nuk do te jemi asnjehere me pale me asnje por vetem me te verteten.”, – shkruhet në reagimin në fjalë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga