web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Ndalohen 3 shtetas, pezullohen 8 leje drejtimi

1 Prill 2018, 06:39, Kronika CNA

Policia rrugore, vijon aksionin e saj për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Në këtë kuadër, tre drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë në pika të ndryshme kontrolli, mbrëmjen e djeshme.

Tek “ish Stacioni i Trenit” shtetasi V. F drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Testi i parë 1.42 mg/l dhe testi i dytë 1.23 mg/l.

Përballë Muzeut Kombëtar shtetasi E. A drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.16 mg/l testi i parë dhe 1.24 mg/l testi i dytë.

Në autostradën Tiranë-Durrës shtetasi D.M drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l testi i parë dhe 0.83 mg/l testi i dytë.

Gjithashtu policia rrugore ka tërhequr dhe 8 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.23 mg/l deri në 0.34 mg/l. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga