web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ermal Mamaqi i publikon Amit foton e parë pas lindjes së vajzës, ja si duket (FOTO)

31 Mars 2018, 08:25, Lifestyle CNA

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska vetëm pak  javë më parë u bënë prindërt të një vajze. Çifti i njohur e pagëzoi vajzën me emrin Sia, që sipas Ermalit ka kuptimin biblik të fitores.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur që nuk preferojnë të shfaqin fëmijët e tyre në rrjetet sociale, Ami dhe sidomos Ermali nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit momentet e tyre të gëzimit dhe publikuan fytyrën e vajzës së tyre që në ditën e parë të lindjes.

Ndërsa përsa i përket Amit, ajo tregohet pak më e rezervuar në këtë pjesë. Edhe gjatë shtatzënisë, ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë të shihnin barkun e saj të rrumbullakosur, ajo nguronte në publikimin e pamjeve. Ndërkohë ishte Ermali ai që e ?tradhëtonte? bashkëshorten përsa i përket publikimit të fotove.

Edhe kësaj radhe ka qenë Ermali ai që ka publikuar foton e parë të Amit pas lindjes.

?Me gocat?, shkruan Ermali në përshkrimin e fotos ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe vogëlushen Sia./CNA





Lajmet e fundit nga