web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë tha Marko Gjuriq pak para se të arrestohej nga ROSU?

26 Mars 2018, 16:43, Aktualitet CNA

Mediat në Serbi raportojnë se para gjykatës në Mitrovicë janë pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Gjuriq, siç raporton ?Novosti?, ka thënë se ai dhe Selakoviq kanë ardhur sot në Mitrovicë që të diskutojnë me serbët e Kosovës për të ardhmen e, siç ka thënë ai, ?krahinës jugore? dhe ka porositur që pa ta nuk ka zgjidhje për ?Kosovën e Metohinë?.

?Erdhëm ashtu siç premtuam dhe u morëm vesh para disa ditësh. Erdhëm që t?ju përcjellim mesazhin se Kosova e Metohia dhe veriu i KeM asnjëherë nuk do të jenë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo të Shqipërisë së madhe?, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se politika e Serbisë arritja e një kompromisi që do të nënkuptonte se ?Serbia në KeM duhet të fitojë diçka?./Zeri.info/





Lajmet e fundit nga