Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka reaguar pas akuzave të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, lidhur me 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alkt Hyseni, shprehet se, “Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot”.
Më tej ai shton se, ?Çdo qindarkë e pasurisë sime dhe e familjes sime është vendosur me shumë mund dhe djersë, duke qenë totalisht korrekt me ligjin dhe moralin shoqëror?.
Sipas Flamur Nokës, Hyseni ka vjedhur këtë sipërfaqe toke nga familja Bua.
?Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?,? akuzoi më herët Noka.
Reagimi i plotë i Alket Hysenit:
Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot
Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik.
Çdo qindarkë e pasurisë sime dhe e familjes sime është vendosur me shumë mund dhe djersë, duke qenë totalisht korrekt me ligjin dhe moralin shoqëror.
Ata që më njohin e dinë që prej moshës 18 vjeç e deri sot nuk kam rreshtur së punuari duke e mbyllur angazhimin çdo ditë afër mesnatës, madje shpesh herë përtej.
Kam ngritur bizneset e mia familjare për të cilat jam krenar sepse kanë rezultuar tepër të suksesshme dhe kanë kontribuar me qindra milionë lekë si taksapagues në buxhetin e shtetit, e patjetër duke sjellë edhe fitime të kënaqëshme.
Ska qenë pasuria qëllimi në vetvete, ndaj kam shpenzuar shumë kohë dhe mund për formimin tim intelektual dhe kam dhënë kontributin tim modest në jetën shoqërore, tashmë edhe në atë politike.
Akuzat e montuara duke instrumentalizuar një zonjë, i refuzoj me neveri.
Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh.
Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar. Nuk kam qenë në detyrën e Task Forcës dhe as ka lidhje direkt apo indirekt me atë detyrë, për të cilën jam krenar, unë dhe 10 djem e vajza ekspertë të shkëlqyer, me rezultatet që arritëm duke zbuluar, bllokuar dhe nisur rikuperimin e rreth 3 miliardë USD pasuri publike të grabitura nga ata që sot akuzojnë politikisht. Shumë nivele janë implikuar dhe kanë frikë nga hetimet e nisura, e ndoshta ky është shkaku i nisjes së baltës dhe shpifjeve ndaj meje.
Çdo veprim është bërë në përputhje me proçedurën dhe ligjin dhe duke paguar detyrimet shtetërore.
Toka bujqësore është fituar nga një AMTP(tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme.
Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua).
Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit.
Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që ska lidhje me të kunatit. Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme.
Për këtë sipërfaqe të AMTP-së së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare.
Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezulton se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara.
Nuk përbën interes për mua kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që ska asnjë lidhje me mua.
Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë.
Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosje dhe shmangie të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shtërpësia e ideve. Ftoj opozitën gjithashtu të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të japë llogari penale, morale dhe politike për faktet që e implikojnë.
Këto shpifje të ndyra nuk mund të baltosin figurën time apo të mazhorancës dhe nuk mund të pengojnë ecjen tonë përpara pavarësisht lehaqenëve të çdo kategorie dhe fushe.
Taktika e shpifjes me moton ?të gjithë janë njësoj?, nuk zë vend tek shqiptarët që nuk janë të verbër dhe të paditur, por shohin dhe prekin rezultate çdo ditë edhe pse ka akoma shumë për tu bërë.
Mentaliteti komunist, i disa kazanëv politikë dhe mediatikë, duke shigjetuar biznesin e ndershëm e kontribues në ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, si dhe ideja e politikanëve proletarë, janë lënë pas para 27 vitesh.
Çdo fjalë e mësiperme është e bazuar në dokumenta zyrtarë, vendime gjykatash dhe prokurorie dhe mund ti vihen në disppzicion kujtdo.
Ndërkohë do kërkoja të njëjtin standard nga PD, pra publikimin për opinionin dhe organet ligjzbatuese të dokumenteve, si dhe shpjegimet lidhur me akuzat tashmë të provuara ndërkombëtarisht për aferën 1 milionë dollarëshe të parave të pista, të padeklaruara, e për më tepër, nga burime interesash antikombëtare. /CNA.al
Pas denoncimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, lidhur ...
Emërtimi i shtetit si “Maqedonia e Epërme“ nënkupton nevojën...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës...
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me Presi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të situatës nga p...
Gazetari me pendë të mprehtë, Agim Xhafka, sot ka publikuar ...
“Rikthimi i Sali Berishës, në krye të Partisë Demokratike, n...
Ndryshe nga më parë, Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lar...
Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, lidhur me përcaktimin ...
Prej disa kohësh në Shqipëri, në këtë vendin tonë me të pasu...
Një shtetas grek është ndaluar në aeroportin e Rinasi, pasi ...
Parlamenti italian, i zgjedhur në votimet e 4 marsit është m...
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka f...
Emër i përngjitur në gjuhën maqedonase dhe pa përkthim, nuk ...
Një sherr mes dy personave në zonën e Laknasit në kryeqytet,...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet,...
Edhe seanca e sotme, e cila është duke vazhduar ende, nuk ka...
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me presi...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...