web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata liron Frrokajn/ Në Lezhë nis festa

19 Mars 2018, 12:06, Politikë CNA

Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Lezhës për të liruar nga burgu kryebashkiakun Fran Frrokaj jashtë ambienteve të gjykatës ka nisur festa e simpatizantëve të tij.

Mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm, menjëherë pas vendimit të gjykatës, nën brohoritjet ?Rroftë drejtësia, rroftë Frani? kanë nisur festën.

Prej tre ditësh simpatizantët e kryebashkiakut qëndronin para drejtorisë së Policisë së Lezhës. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave përmes falsifikimit, ndërsa tashmë hetimi do të vijojë në masën ?arrest shtëpie?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga