web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ftuar në emision “C’è posta per te”, Erjona Sulejmani nuk i kursen thumbimet për sportistin shqiptar

18 Mars 2018, 13:09, Lifestyle CNA

Modelja shkodrane e cila ka qenë edhe miss Shqipëria, Erjona Sulejmi, ka lëshuar disa thumbime për futbollistin Blerim Xhemaili me të cilin ajo është e martuar dhe në prag divorci.

 

Ajo nuk kurseu ironinë për mbiemrin e saj ndërsa tha: ?Sulejmani, pasi meshkujt kur më shohin ngrenë duart lart?. Ndër të tjera ajo ka komentuar edhe fustanin e saj të shkurtër që ngjante tejet bukur në fizikun e saj seksi.

?Është i shkurtër, epo ne duhet të tregojmë veten. Megjithatë, nuk kanë pse i japin gojës pasi unë jam duke u ndarë nga Blerimi?- ka thënë Erjona.Çifti që tashmë i kanë thënë fund lidhjes së tyre, kanë një djalë të vogël që quhet, Luan. Mesfushori nuk e ka komentuar ndarjen me modelen ndërsa shkodranja ka lënë të kuptojmë që shkak për divorcin e tyre ka qenë tradhtia. Ajo në mediat italiane ka thënë se ?futbollistët tradhtojnë shumë?./CNA





Lajmet e fundit nga