web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja e detit/ Ngjela: Meta është duke gabuar, nuk kemi asgjë të faktuar

6 Mars 2018, 16:28, Politikë CNA

Avokati Startak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, teksa ka komentuar marrëveshjen detare më Greqinë, ka thënë se ende nuk e kemi të faktuar marrëveshjen dhe përballë kësaj Meta është duke ndërmarrë një hap të gabuar.

Ngjela ka thënë se marrëveshja e parë, ajo e 2009 është penalizuar me urdhër të Washingtonit, ndërsa ka arsyetuar se Meta është duke bërë hap të gabuar, pasi nëse vërtetohet se marrëveshja nuk penalizon Shqipërinë, duket sikur Presidenti do të mbrojë ish-kryeministrin Berisha.

?Me marrëveshjen nuk jemi në fakt. Marrëveshja e kësaj qeverie është brenda normave dhe nëse del që më këtë marrëveshje Shqipëria ka territorin e vet, penalizohet kryeministri i vjetër.

Në marrëveshjen e parë kërkesën e ka bërë Washingtoni, për pezullimin e saj, e them këtë sepse unë atëherë kam qenë në koalicion me Ramën.

Meta lodhet kot, bën betejë të kotë. Mund të ketë të drejtë nëse kjo marrëveshje e re, është në disfavor të Shqipërisë, por nëse del e kundërta do duket se Meta mbron Saliun?- u shpreh Spartak Ngjela. /CNA.al





Lajmet e fundit nga