web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili ironizon Ramën me kokainën: Kryeministri ynë nuk gënjen, Ministri kolumbian duhet ...

5 Mars 2018, 18:30, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Petrit Vasili, teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili pretendon se kokina e Durrësit u kap pa ndihmën e vendeve partnere, përballë asaj të ministrit të Mbrojtjes të Kolumbisë, që pohon të kundërtën , ka thënë se ministri i Jashtëm shqiptar, duhet ta shohë këtë punë.

?Ministri i Jashtëm duhet ta shohë mirë këtë punë sepse nuk mundet ministri i Kolumbisë dhe të thotë se sasia e drogës është kapur në bashkëpunim me vendet partnere. Kryeministri ynë nuk gënjen, për këtë arsye kjo gjë duhet parë. në gjithë këtë aksion dhe në deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët thonë se kokaina u kap në bashkëpunim, në kemi një molekulë uraniumi që tregon të vërtetën?,- u shpreh Vasili. /CNA.al





Lajmet e fundit nga