web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndiqet nga 7 mln fansa, por Lil Wayne ka “follow” vetëm 1 person dhe ajo është shqiptare

4 Mars 2018, 12:20, Lifestyle CNA

Si një reper i njohur në mbarë botën ai ndiqet nga plot 7.6 milionë fansa në profilin e tij të Instagram, por ai vetë ka ?follow? vetëm një person.

Fjala është për reperin Lil Wayne, emri i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., i cili ndjek vetëm një femër dhe ajo është me orgjinë shqiptaro-italiane.

Ajo quhet Molly Qerimi dhe është gazetare sportive e moderatore në emisionin ?First Take? tek kanali ESPN. Qerimi ka qenë prezantuese e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live dhe po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

Molly Qerimi ka babain me origjinë shqiptare dhe mamanë me origjinë italiane.

Molly ka lindur me 31 mars 1984 në New Heaven të Connecticut dhe është diplomuar për Komunikim dhe Administrim Biznesi, për t’u diplomuar më vonë edhe në master për Gazetarinë Transmetive.

Në vitin 2011 ?Therichest.com? kishte renditur Molly-n mes 10 gazetareve më të bukura sportive, e cila gjithashtu ka fituar çmimin ?Emmy? për punën e saj në ?Fantasy Football Now?.

Ndërsa, në vitin 2012 Qerimi është përfshirë në listën e ?20 gazetaret më të bukura sportive të vitit?, të organizuar nga Blacher Report dhe ku zuri vendin e 14-të.

Dhe po, paska fans Lil Wayne.

Por edhe reperi legjendar i hip-hopit Eminem është magjepsur nga bukuria e saj, mbani mend kur e përmendi emrin e saj në fjalimin e turit të tij?/CNA





Lajmet e fundit nga