web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I kërkuari në Shqipëri për drogë arrestohet në Itali

1 Mars 2018, 21:54, Kronika CNA

Policia e qytezës së Castel Volturnos arrestoi Gentjan Nezajn 38 vjec. Nezaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me anë të një mandati kërkimi të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në 22 tetor 2016 dy tropojanët Gentjan Nezaj dhe kushëriri Edmondi u kapën me 30 Kg. kanabis te Ura e Institutit në Kamzë. Ata pas 30 ditësh burg kishin marrë masën e sigurisë arrest shtëpie. Më pas ishin arratisur sikush në hesap të vet.

Gjatë arrestimit Gentjani, zbriti nga makina dhe u përpoq t?ia mbathte por policët e arrestuan, kur e gjetën të fshehur në tualetin e një lokali aty pranë. /Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga