web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Shoqatat patriotike nesër  protesta

26 Shkurt 2018, 19:06, Kosova & Bota CNA

Shoqata patriotike maqedonase ?Trdokorni? dhe ?Forcat e bashkuara maqedonase? kanë bërë thirrje për protestë ditën e martë, duke ftuar siç thuhet të gjithë maqedonasit të mobilizohen në mbrojtje të atdheut dhe identitetit kombëtar. Protesta është thirrur në mbrëmje para Kishës ortodokse në Shkup, duke vijuar tek selia e Bashkimit Evropian dhe duke përfunduar para Kuvendit.

?Vëllezër maqedonas, po troket ora e shenjtë për mbrojtjen e atdheut tonë. Ndryshimi i emrit është fundi i popullit maqedonas! Ndryshimi i emrit është vdekje për popullin maqedonas! Për një popull të vogël si ne, ndryshimi i emrit do të thotë zhdukje. Ndryshimi i emrit do të thotë holokaust kulturor dhe apokalips për popullin maqedonas?, shkruajnë këto dy organizata.





Lajmet e fundit nga