web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dorëzohet” Nikolla/ Nuk do të ketë ulje pagash për mësuesit

26 Shkurt 2018, 14:05, Sociale CNA

Tre mijë mësues, të cilët i kanë mbaruar studimet në vitet 90, në Institutet pedagogjike ?Eqerem Çabej? në Gjirokastër,  ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan dhe  ?Luigj Gurakuqi? në Shkodër, në vijimësi janë bërë pjesë e kërcënimit të Ministrisë së Arsimit me uljen e pagave.

Bëhet fjalë për mësues që kanë rreth 30 vjet eksperiencë dhe që  kanë nxjerrë breza të tërë nxënësish.

Sot, Ministria e Arsimit, ka reaguar duke thënë se nuk është vërtetë se do të ketë ulje pagash për këtë kategori mësuesish.

?MASR bën me dije se nuk do të ketë asnjë ulje të pagës për mësuesit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe që janë aktualisht në sistem.

Kjo kategori mësuesish mbrohet nga një VKM e Prillit 2017 e cila qartëson se mësuesve që zotërojnë diplomë universitare ?Bachelor? ose të barasvlefshme me të, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pagës së grupit.

MASR siguron mësuesit se do të jetë krah tyre për të gjitha shqetësimet që ata kanë, por kërkon prej tyre që mos të manipulohen dhe keqpërdoren nga askush për fakte që janë të pakundërshtuara?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit./CNA.al





Lajmet e fundit nga