web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të udhëtosh në botë për qejfin tënd dhe të të paguajnë për këtë

16 Shkurt 2018, 09:37, Kuriozitete CNA

Të udhëtuarit në gjithë botën është një ëndërr për shumë njerëz. Pavarësisht buxhetit të gjithësecilit ose kapjes së ofertave të përshtatshme, përsëri udhëtimet në vendet më të njohura kushtojnë një mal me para. Po sikur t?ju themi se ka disa mënyra, me anë të së cilave mund të shohësh botën pa nxjerrë një qindarkë nga xhepi. Por mbi të gjitha, do paguheni për këtë!

Të krijosh një blog udhëtimi.

 

Përkushtim maksimal për disa muaj, postime në rrjete sociale dhe më pas suksesi dhe paratë. Blogerët e udhëtimit kalojnë me muaj të tërë përgatitje para se të shohin ndonjë fitim nga blogu i tyre.

Të udhëtosh për t?u mësuar të tjerëve anglishten.

Nëse kërkoni aventura në një vend të huaj, një nga mënyrat më fitimprurëse është të japësh mësim në gjuhën angleze. Vende si Azia, Lindja e Mesme apo Amerika Latine kanë shumë vende të lira pune, dhe shumica prej tyre nuk kërkojnë që ju të flisni gjuhën amtare. Shkollat e këtyre vendeve janë në kërkim të studentëve që kanë mbaruar bachelor-in në gjuhën angleze.

Të kesh një profil të njohur në Instagram.

Instagram-i është mbushur me njerëz që kanë ndikim të madh në fusha të ndryshme. Nëse keni talent në një fushë të caktuar, pse të mos krijoni një lloj platforme tuajën? Të jeni të sigurt që njerëzit anembanë do t?ju kontaktojnë për të promovuar produktet. I intervistuar nga Cosmopolitan, një i ri tha se paguhej diku tek 9000 dollarë për një postim në Instagram (psh hotel, restorant, palestër).

Të bëhesh pjesë e guidave turistike.

Çfarë ju duhet? Informacion! Të drejtoni udhëtime nëpër disa nga vendet më fantastike të botës ngjason si një ëndërr, e cila ju ofron shumë mundësi nëse i përkushtoheni.

Të jesh i punësuar në kompanitë e fluturimit.

Këtu nuk po flasim vetëm për rolin e stjuardesës, por edhe për stafin mjekësor ose punonjësit e tjerë të ekipit të fluturimit. Sipas studimeve, ata paguhen nga 45 mijë deri në 100 mijë dollarë në vit. Pagat nuk janë aspak të këqija, por oraret konsiderohen pak të tejzgjatura./CNA





Lajmet e fundit nga