web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektligji për Teatrin Kombëtar/ Bujar Asqeriu-Ministres: Nuk bëhet me p*****, investoni

14 Shkurt 2018, 16:21, Politikë CNA

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është takuar ditën e sotme me aktorët për të dëgjuar kauzën e tyre, për projektligjin e transferimit të godinës së Teatrit Kombëtar në Turbinë.

Teksa kanë vijuar diskutimet aktori Buajr Asqeriu i ka shtruar ministres Kumbaro problemet e teatrit.

Në nota të theksuara emocionale, Asqeriu është shprehur se Teatri nuk bëhet me fjalë, por me investime konkrete.

“Nuk bëhet me pordhë Teatri zonja ministre, bëhet me lekë, investoni në tetatër. Kam pengjet e artistëve që kanë ikur që 60 vjeç nga kjo jetë”- u shpreh Buajr Asqeriu.

Ndërkohë që më parë, Asqeriu i ka kujtuar ministres Kumbaro se ai nuk blihet me lëkë dhe e do Shqipërinë dhe shpirt.

“Më njeh Maqedonia mua, më njeh këmbë shqiptari, flas se e dua Shqipërinë. Nëse dikush ka ardhur të fitojë lekë, unë nuk dua lekë. E kam ndërtuar jetën vetëm dhe nuk pyes asnjeri. Respektojini artistët dhe vlerësojini zonja ministre. Kush të pengoi të mi krijosh fondet mua, ku i coni lekët ju zonja ministre”,- u shpreh Asqeriu. /CNA.al





Lajmet e fundit nga