web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koreografi shqiptar çan tregun ndërkombëtar: I ftuar mes VIP-ave me famë botërore

14 Shkurt 2018, 08:52, Lifestyle CNA

Koreografi i njohur shqiptar Tan Brama është përzgjedhur nga “Les Twins”, vëllezërit e njohur në mbarë botën për kërcimet e tyre, për të marrë pjesë në eventin “Dance Factory 2018”.

Në këtë event marrin pjesë kërcimtarë nga shumë shtete si Gjermania, Franca, Rusia, Turqia, Greqia etj.

Tan Brama ka qenë një prej shqiptarëve të ftuar në shfaqjen e Les Twins, kampionat e botës në kërcim, me të cilët koreografi shqiptar ka bërë edhe një foto.

Les Twins kanë qenë pjesëmarrës në shumë klipe të yjeve botërorë si Beyonce, Rita Ora, Chris Brown, Jay Z etj./CNA





Lajmet e fundit nga