Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, me anë të një raporti kanë dhënë informacione për gjendjen e vendit orët e fundit.
Nga të dhënat mësohet se zona veriore është dominuar nga reshje shiu të herëpasheshme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës.
Ndërsa në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.
Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale.
Informacioni i plotë:
Sot, nga ora 09:00-18:30, mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të dendura. Në zonën veriore ka pasur reshje shiu të herë pashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale. Intesiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Në lartësitë mbi 500 metër reshjet kanë qenë në formën e dëborës.
Era ka fryrë e fortë, në bregdet deri 55 km/orë, nga juglindja.
Qarku Shkodër.
Bashkia Shkodër.
Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Bashkia Malësi e Madhe.
Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.
Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që vazhdon të bjerë.
Bashkia Vau Dejës.
Akset rrugore jane te kalueshme ne zonat malore te bashkise Vau Dejes vazhdojne rreshjet e debores.
Bashkia Pukë.
Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës.
Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm.
Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.
Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.
Bashkia Fushë-Arrëz.
Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga mjetet foristrada por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.
Qarku Kukës.
Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja.
Akst rrugore.
Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm.
Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm normalish. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 2 janë në gatishmëri. Lartësia e borës 5 cm.
Aksi rrugor Kukës-Bushtricë është i kalueshëm normalisht. Në gadishmëri janë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 2 cm.
Aksi rrugor Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Në gadishmëri 1 borëpastratuese e 1 fadromë.
Aksi rrugor Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës Qafë Tobli është 3 cm dhe në Qafë Prushi është 5 cm.
Aksi rrugor B.Curri-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në QafëLuzhë është 4 cm.
Aksi rrugor B.Curri-Valbonë është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës është 40 cm në Valbonë.
Aksi rrugor Qafë Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Qafë Morinë është 3 cm.
Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri.
Akse të bllokuara.
Aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës.
Aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës.
Kanë punuar nga bashkitë 15 punonjës dhe 4 mjete.
Qarku Elbasan.
Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacional Librazhd-Qafë Thanë. Menjëherë pati angazhim të strukturave dhe subjekteve kontraktore nga Prefekti i Qarkut Elbasan. Policia rrugore udhëzoi drejtuesit e automjeteve të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi mjetet borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë. Aktualisht, në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.
Qarku Dibër.
Sot i gjithë qarku Dibër u përfshi paradite ngareshje të dobëta shiu dhe dëbore, ndërsa në orëte pasdites reshjet e shiut filluan me intensitetmë të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qënë disa zona arriti deri në 40 cm.
Aktualisht rreshjet vazhdojnë por me intensitetmë të ulët.
Për shkak të reshjeve gjendja në infrastrukturënrrugore paraqitet si me poshte vijon :
Në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë tëqarkullueshme.
Problem është çfaqur në segmentin e aksitrrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkiaBulqizë, pasi nga reshjet e dëborës ështëbllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mbankëtë aks rrugor të hapur.
Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani tëmbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor për për hapjen e saj.
Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi.
Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë.
Në bashkinë Dibër, problem nga dëbora përbenrruga rurale Selishtë-Peshkopi dhe rruga ruralePeshkopi-Lurë, në të cilat kalohet me vështirësipasi ka prani të mbi 30-35 cm dëborë.
Në pikën doganore të Trebishtit si pasojë e rënies së inerteve dhe borës në rrugë ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor por mjete dhe forca nga bashkia Dibër dhe subjektit kontraktor kanë punuar dhe normalizuar situatën. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm.
Qarku Korçë.
Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacinal Pogradec-Qafë Thanë. Prefekti i Qarkut Korçë angazhoi menjëherë të gjithë strukturat përgjegjëse dhe subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor. Policia Rrugore ju dha udhëzim drejtuesëve të automjeteve që të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi 5 mjete borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë dhe aktualisht në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.
Qarku Vlorë.
Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa akse rrugore, si më poshtë:
Rrugët janë kaluar me vështirësi për disa minuta, por situata u normalizua dhe aktualishtrrugët janë të kalueshme pa probleme. Strukturat e UK janë në terren.
Të 3 mjetet vetëshkarkuese të tonazhit të lartë të kërkuara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë pranë Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet QKOEC së DPEC për mbushje (përforcimin me gurë), të argjinaturës dhe trasesë së hekurudhës në Novoselë mbërritën dhe filluan punën gjatë pasdites. Prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta por nën kufirin kritik dhe nuk kanë krijuar probleme në të gjithë qarkun.
Qarku Durrës.
Në skarpatën e digës së rezervuarit të Tapizës është riaktivizuar rrëshqitja e ndodhur disa kohë më parë. Prefekti i Qarkut dhe bashkia krujë kanë angazhuar strukturat. Aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes.
Deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në të gjitha qarqet e vendit. /CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për emisionin “Stop”, ...
Një nga njerëzit e ngushtë të ish-presidentes së Koresë së J...
Nga Bledi LumaniDisa ditë më parë, “qytetari digital” i Sali...
Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zak...
Në vlerësimin më të ri të infrastrukturës ballkanike, Fondi ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së...
Ambasada e SHBA-ve në Beograd ia ka refuzuar vizën shefit ak...
Kush ka ndjeku lajmet e ditës së sotme, e ka parë Erion Veli...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që k...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, sot në mbrëmja do të shfa...
Bllokimin e pagave që solli vonesën e tyre për mijëra punonj...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po zhvillon një vizitë...
Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka d...
Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim–Asociimit, përfaqësue...
Korçari më i famshëm ka një mesazh për deputeten Grida Duma....
Partia Demokratike me synim kontributin e saj në njohjen e p...
Metereologët kanë parashikuar rikthimin e reshjeve intensive...
Javën që shkoi, Eduard Halimi ka dorëzuar mandatin e deputet...
Në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, deputetja e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...