web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lucy Parke fëmija e “moshuar” vdiq në moshën 8 vjeçe

12 Shkurt 2018, 22:40, Lifestyle CNA

E prekur nga sëmundja e progerias, një sëmundje e rrallë që çon në plakjen dhe vdekjen e  parakohshme. Ajo jetoi e burgosur në një trup shekullor, por ishte vetëm tetë vjeç. Tani vdekja e Lucy Parke, që vuante nga sindroma Hutchinson-Gilford, i njohur më mirë si progeria, ngjall dhimbje dhe dëshpërim në gjithë rrjetin Web.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftimi u dha nga nëna Stephanie, e cila jeton me partnerin e saj David në Irlandë, në Facebook: ?Kemi humbur Lucy-n tonë të çmuar. Vajza jonë e vogël pushoi së luftuari, trupi i saj ishte i dobët, por zemra e saj ishte e fortë dhe dashuria e saj për jetën dhe buzëqeshja e saj e mrekullueshme na bënin krenarë që ishim prindërit e saj.

Viti I fundit ka qenë i vështirë, e kemi zemrën të thyer dhe vazhdojmë të qajmë, por e dimë se tani je në qiell, dhe ne jemi mirënjohës për të gjitha ato që na ke mësuar, për përqafimet, të qeshurat dhe buzëqeshjet që na dhurove. Tetë vitet e fundit kanë qenë të pabesueshme, faleminderit Lucy, falënderoj Zot, do të na mungosh çdo ditë ?.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në botë ekziston një fondacion i vetëm që merret ekskluzivisht me financimin e kërkimeve, Progeria Research, shumë e pranishme edhe në mediat sociale. Zbulimi i genit të sëmundjes është e kohëve të fundit, që daton në vitin 2003 dhe nga viti 2012 kanë filluar trajtimet e para, ndërsa vazhdon  pa pushim studimi i sëmundjes së rrallë./CNA.al





Lajmet e fundit nga