web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjehrra mban fëmijën e nuses/ Historia e tyre është e mahnitshme

8 Shkurt 2018, 17:00, Aktualitet CNA

Karla Jones, vetëm 29 vjeçe nga Texarkana, Arkansas dëshironte të fillonte një familje me burrin e saj Cody. Fatkeqësisht ajo pësoi disa komplikacione në moshën 17 vjeçare dhe ëndrra e saj për tu bërë mama u pre në dysh.

Zgjidhja ishte të gjenin një grua surrogate që do mbante fëmijën e tyre. Duke kërkuar dhe duke mos pasur fat, ata vendosën të shikonin më afër rrethit të tyre, në shtëpi. Mamaja e djalit, Cody, gjthmonë bënte shaka se do ishte ajo që do mbante fëmijën e tyre.

Pas shumë diskutimesh, ajo pranoi ta mbante fëmijën e djalit të saj. Pas 9 muajsh fëmija lindi, ishte djalë të cilin e quajtën Kross Allen Jones. Të gjithë ishin të mahnitur nga gjesti i nënës së djalit, dhe e dinin se sa të vështirë e kishte këtë rrugëtim ajo.

Dhe si gjithmonë heroina ishte gjyshja e bebit, e cila e mbajti 9 muaj në bark!/CNA.al





Lajmet e fundit nga