web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i bosit të mafias/ Publikohen pamjet e atentatit mafioz (video)

7 Shkurt 2018, 16:06, Aktualitet CNA

Mediet greke kanë publikuar videon e vrasjes së bosit të mafias dhe krimit, Vassilis Stefanakos.

Kamerat e sigurisë së një objekti aty pranë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.

Mediet greke shkruajnë se ekzekutuesit kanë ndjekur prej ditësh lëvizjet e bosit të drogës dhe ishin në dijeni se ajo ishte zona në të cilën ai lëvizte dhe orarin.

Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi të lëngshëm.

Në momentin kur e kanë parë të dalë, njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe është drejtuar për tek viktima, ndërsa tjetri është afruar me motor për të marrë shokun e tij duke u larguar prej aty me shpejtësi.

Kujtojmë këtu se vrasja e Vassilis Stefanakos më datë 17 janar të këtij viti bëri bujë në Greqi nisur nga e shkuara e Stefanakosit, i cili një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në burgje me një sërë akuzash, siç është drejtimi i strukturave kriminale, vrasje, trafik armësh, trafik droge, etj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga