web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse tmerrohet Rama dhe Rilindja nga kauza e opozitës për qeverinë anti-mafia? 

2 Shkurt 2018, 10:42, Aktualitet CNA

Nga Azgan Haklaj

*Protesta e datës 27 Janarit është një rast sui generis në krejt historinë e  tranzicionit Shqiptar.

Jo vetëm për faktin se është më e madhja  pas rrëzimit të regjimit komunist, por në rradhë të parë nga simbolika që trasmetoi tek qytetarët shqiptarë, faktori ndërkombëtar  dhe aleatët strategjikë të vendit tonë.

Jehona ndërkombëtare dhe komentet në  mediat prestigjoze, janë fitorja  e parë e madhe  e qytetarëve shqiptarë të marrë peng nga Edi Rama dhe e opozitës  si zëdhënëse dhe udhëheqëse e betejës kundër regjmit despotik, tribal e anti-demokratik të Edi Ramës.

Beteja e opozitës kundër një regjimi e tejkalon  modelin klasik  të të bërit politikë në një shoqëri normale  ku parlamenti dhe institucionet e tjera të Shtetit të së drejtës ,kanë  si busull orientuese  Kushtetutën dhe Ligjin, parimin e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut .

Arsyet se përse Edi Rma dhe banda e Rilindjes arriti të instalohet si regjim  janë të shumta dhe kërkojnë një analizë të gjërë dhe të hollësishme, natyrisht të pamundur për ta trajtuar në një shkrim të vetëm.

Opozita  dhe kryetari i  saj Z. Basha, në 5 vjet të betejës politike janë përballur me një kurajo të pa shembullt, sy për sy e dhemb për dhëmb me pushtetin e mafias  politke, bandave e trafiqëve  të instaluara pas zgjedhjeve të vitit 2013. Ajo çka opozita ka denoncuar në sytë e shqiptarëve e të faktorit ndërkombëtar  është katërcipërisht as më shumë e as më pak veçse  fytyra e vërtetë e një qeverie monstër e cila në aleancë me krimin ka rrënuar institucionet, demokracinë parlamentare, funksionimin e Shtetit të së Drejtës, ekonominë dhe sipërmarrjen e lirë.

Qeveria Rama ja ka dalë me sukses ta shndërrojë Shqipërinë në Kolumbi të Europës, të bllokojë prespektivën e integrimit të saj  në BE.

Qeveria Rama 2 e dalë nga trustet e drogës, trafiqeve e parave të pista nuk mundi  për  asnjë ditë të vetme të legjitimojë  fitoren e blerë të 25 qeshorit. Referendumi  popullor i  datës 27  janar e rrëzoi pushtetin e Rilindjes. Sovrani popull foli. Ky gjykatës  i  pa kontestueshëm e dha verdiktin, pikërisht në vitin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Zgjedhjet e 25 qershorit ranë. Opozitarizmi shqiptar u kthye në mazhorancë morale. Në këto 5 muaj skandalet e qeverisë Rama të gatuara që në mandatin e parë, janë spektakolare dhe mëse të mjaftueshme jo vetëm për ta rrëzuar nga pushteti por dhe për ta dëbuar njëherë e përgjithmonë nga parlamenti  dhe për ta çuar përpara drejtësisë.

Me skandalin  Tahiri  e mbrojtien e tij, Rama u  vetë identifikua  si kapo i krimit e tutor i Tahirit, Habilajve, Nezar Seitit, Beqajve e bandave te tjera kriminale  që e sponsorizuan për të blerë votat e 25 qeshorit.

Marrëveshja e fshehtë me grekët. Shitja e një kauze mbarë shqiptare, siç është çështja Çame për të cilën Parlamenti i Shqipërisë ka hartuar një rezolutë të aprovuar nga të gjitha palët.  Shitja e detit, duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuse. Bonusi që ai u jep qarqeve ultra-nacionaliste  greke  me varrezat e ushtarëve të tyre. Plani për të kthyer marrëveshjen e detit në koncesion politik  në favor të përkrahjes  së regjimit të tij, përbën një akt të pashembullt  të tradhëtisë kombëtare, për të cilën ai duhet të përgjigjet një ditë.

Në politikën e brendshme, Rama mund ta lërë trashëgim hashashin, kokainën, heroinën, shkatërrimin e institucioneve, kapjen e shtetit nga pushteti, falimentimin e mijëra  bizneseve, dëbimin e investitorëve të huaj, grabitjen e pasurisë kombëtare, taksimin e lartë të shërbimeve  publike, konccesioneve që iu dhuroi kumbarëve të tij të krimit. Në politikën e jashtme ai ka guxuar të lërë në hije  edhe diktatorë të urryer e të perënduar  si: Somoza i Nigaragos, Gedafi i Libisë apo Bashar Alasadi i Sirisë. E theksova këtë fakt  sepse asnjëri prej këtyre monstrave nuk ka arritur të  shkojë deri aty sa t`i japë mend amerikanëve e të etiketojë  zotin D. Trump si e keqe e njerëzimit sikurse është shprehur Kryeministri Shqiptar Rama.

Fitorja spektakolare e presidentit Trump. Mrekullia ekonomike që ai realizoi për vetëm një vit të qeverisjes së tij. Kthimi i Amerikës në lidership botëror  dhe mbrojta e interesave Amerikane kudo në botë i treguan mbarë njerëzimit  se ajo qeë e dallon këtë komb të madh të lirisë nga të tjerët  është pikërisht fakti se qytetarët e këtij vendi  zgjedhin kurdoherë alternativën më të mirë për të qeverisur.

Megallomania e Ramës i ka bërë Shqipërisë, diplomacisë dhe imazhit të saj  dëme të pa  llogaritshme, duke shkatërruar boshtin e politikës së jashme prej gati 3 dekadash .

Lideri Basha  e etiketoi  Z.Rama si një  despot lindor. Nuk besoj se ka kostum që i shkon më mirë  i  cili në sinkron të plotë me Putinin dhe Erdoganin, votoi në OKB kundër SHBA- së ,aleatit të madh strategjik  për shqiptarët, kombit të cilit i  detyrohemi përjetësisht,  jo vetëm  për çlirimin e Kosovës  por  edhe për veton  e presidentit Willson ,i  cili në Konferencën e Paqes së Parisit të vitit 1919 e shpëtoi Shqipërinë nga kthetrat  grabitqare të fqinjëve të saj shovinistë.

Në turrneun e saj  të lamtumirës Znj. H. Klinton, tha  në foltoren e Parlamentit Shqiptar: ?Amerika ka qenë me ju njëqind vitet e shkuara. Ajo do të jetë me ju dhe njëmijë  vitet e arrdhshme?.

Pabesia e Ramës ndaj SHBA-ve, e shqiptarëve  si populli më pro-Amerikan në planet. Kërcënimi i lidershipit politik të BE-së, se ai ka alternativa të tjera veç BE-së , Rusinë dhe Kinën, dikur aleatë të Hoxhës, tregojnë qartësisht se ai e konsideron Shqipërinw  si Sulltanat të tij , dhe qytetarët e saj si dele, që mund t`i çojë për t`i kullotur në stepat Siberiane, apo në Rrafshnaltën Tiberiane.

A mund të qeverisë një kryeministër armik dhe persekutor i  popullit të  tij, i cili  mori vendimin për t`ua hequr dëmshpërblimin të përndjekurve politikë që u përsekutuan  nga  baballarët e tij ? A mund të qeverisë një kryeministër  aventurier dhe  i  pabesë ndaj aleatëve strategjikë të Shqipërisë ? Mendja e tij haluçinante  e tutorët  e tij thonë po.  Ansambli i  khmerëve të kuq, Ruçi, Xhafa,  etj  nën maskën e Rilindjes  thonë po. Qindra  mijëra qytetarë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, i  thanë me datë 27 janar: Jo.

Sovrani u shpreh me qartësi dhe vendosmëri, se me kapon e krimit të organizuar, qoftë ky dhe kryeministër  kanë hesape për të larë. Në vazhdën e strategjisë së tij djallëzore për të demonizuar opozitën dhe për të provokuar trazira të paralajmëruara më parë ,Rama dhe segmente kriminale të shtetit tonë , panë të tmerruar se si u dogj skenari i tyre .

Asnjë incident nuk ndodhi. Lumenjtë e protestuesve  që kishin ardhur nga të katër anët e Shqipërisë , i  dëshmuan Ramës  se qytetaria , e paqia janë  binomi e ADN?ja  e shqiptarëve dhe epoka e 21 janarit, kur i  sulej  selisë së qeverisë me kriminelë e banditë, makina tritoli, molotoveve e gurë  ka perënduar njëhere e përgjithmonë .

Në rradhë të parë se ka filluar data e skadencës , për qeverinë e tij  dhe së shpejti  ai dhe timonierët  e tjerë të Rilindjes do ta shohin veten  shumica para drejtësisë  dhe të tjerë në koshin e plerave të historisë .

Së dyti  Rama pa me dëshpërim  të shkërmoqeshin  të gjitha   akuzat dhe shpifjet ndaj Opozitës . Ai doli para opnionit  një mashtrues  ordiner e lakuriq, ashtu sikurse ishte shfaqur dikur  në plazhet e bukura të Francës dhe Spanjës.

Tani fjalët ShQUP , Opozitë pa alternativë , kazan mediatik duhet  ti mbllaçitë mbrapsht, si kafshët ripërtypëse. Opozitta dhe populli janë në këmbë. Demonstrimi madhështor i 27 janarit  është  vetëm  starti i  marshimit  triumfal të Shqipëtarëve të udhëhequr nga Opozita e  Bashkuar me korifeun  Lulzim  Basha, për të marrë në dorë fatin e vet e për t?iu rikthyer qytetarëve pushtetin e vjedhur brutalisht nga Edi Rama, me zgjedhjet e manipuluara të 25 qeshorit.

Rezistenca e Ramës për të mos  dhënë dorëheqien, apo  klithmat e seimenëve të tij  gazetarë e analistë, se qeveria  Rama është mandatuar për të  qeverisur për 4 vjet, vetëm do të përshpejtojë  fundin e tij të turpshëm .

Shqipëtarët e kanë treguar mëse një herë gjatë historisë së tyre se s?ka zot që i mban, nëse dikush iu cënon lirinë , nderin, dinjitetin, atdheun. Zgjedhjet e 25 qershorit  e qeveria e dalë prej tyre kanë rënë. Opozita Shqiptare po lufton me mjete demokratike  kundër një regjimi kriminal. Në mos mjaftofshin protestat, atëherë opozita është e detyruar t?i bindet vendimit të Sovranit, sepse ai e ka jo vetëm të drejtën morale e hynore, por edhe mjetet për të shpordhur uzurpatorët  dhe sunduesit, të cilët janë siç thotë  populli: ?pa dinë e  imanë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga