web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati paraqet kërkesën/ Gjyqtari Miri kërkon lirinë

23 Janar 2018, 09:25, Aktualitet CNA

Ish gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili ndodhet nën arrest ka kërkuar që të lihet i lirë për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokati Ardian Visha ka paraqitur kërkesën pranë Gjykatës së Lartë. Nuk është hera e parë që ish gjyqtari Mirim këmbëgul që të hetohet në liri, pasi siaps përfaqësueve ligjore po vuan nga një sëmundje e rëndë. Pas katër betejash të humbura në Shkallën e Parë dhe Apelin e Krimeve të Rënda, gjyqtari i akuzuar për ?korrupsion?, Shkëlqim Miri, i është drejtuar Gjykatës e Lartë. Rekursi në fjalë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë nga një Kolegj Penal i kryesuar nga Edmond Islamaj. Gjyqtari i pezulluar i Apelit u arrestua në 10 Nëntor 2017. Ai dyshohet të ketë marrë një ryshfet prej 30 mijë euro për llogari të një vendimi të favorshëm. Gjatë kontrollit policor në banesën e tij u gjet një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga