web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Zbardhen disa raste vjedhjesh/ Në pranga tre të rinj

22 Janar 2018, 14:32, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e vjedhjes.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve:
? Xhuljan Hasani, 25 vjeç, banues Tiranë,
? Françesko Gripshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 20.01.2018, rreth orës 11:00, në rrugën ?Qemal Stafa?, në garazhin e një pallati në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur xhamat e pasqyrave të mjeteve tip ?Audi?, dhe ?Porsh?, në pronësi të shtetasve V. H. dhe F. M., banues në Tiranë.

Po ashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjes:
? Më datë 15.01.2018, në rrugën ?Fadil Rada?, dyshohet se kanë vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit R.U., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjetin tip ?Renault?, në pronësi të shtetasit Xh. H, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy shtetas jetonin me qera iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Gjihthashtu shërbimet e Komisariatit Nr.3 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

– I.B, 35 vjeç, banues në Manez-Durres, i shpallur dhe në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Durrës për vepren penale ? Vjedhja?.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.01.2018, rreth orës 14:00, në rrugën ?Mine Peza?, i ka vjedhur telefonin shtetasit të mitur K. P, 17 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i 6 ngjarjeve ndodhura më parë :

– Më datë 14.01.2018 në rrugën ?Myslym Shyri? dyshohet se ka vjedhur motorrin tip ?Piaggio?, në pronësi te shtetasit E.S.,39 vjeç.
– Më datë 01.01.2018 te Sheshi ?Skenderbej? dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases E.N. 25 vjeçe.
– Më datë 03.01.2018, në rrugën ?Ded Gjo Luli? dyshohet se ka vjedhjur telefonin shtetases S.C 21 vjeçe.
– Më datë 05.01.2018 te Sheshi ?Skenderbej? dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetasit F.P. 24 vjeç
– Më datë 06.01.2018 në rrugën ?Jordan Misja? dyshohet se ka vjedhjur telefonine shtetasit G.V., 36 vjeç.
– Më datë 07.01.2018 në bulevardin ?Zogu i Parë? dyshohet se ka vjedhjur telefonin XH.B, 21 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga