web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat italiane: Shqipëria, destinacioni i pushimeve për 2018

21 Janar 2018, 13:37, Aktualitet CNA

Viti i kaluar ka shënuar një numër rekord prenotimesh. Sipas mediave italiane pesë ishin destinacionet kryesore të cilat kanë shënuar numër rekord prenotimesh gjatë një viti. Klasifikimi vijon si më poshtë:

Në vendin e katërt është pozicionuar Moldavia. Prenotimet në këtë destinacion janë 50% më të larta krahasuar me vitin 2016. Koha më e përshtatshme për të prenotuar është maji dhe shtatori. Ajo çfarë e dallon Moldavinë është vera e jashtëzakonshme.

Në vendin e tretë është pozicionuar Bjellorusia. Kështjella e saj është listuar si një ndër tre më të bukurat në Europë. Numri i prenotimeve krahasuar me 2016 është rritur me 68%.

Në vendin e dytë pozicionohet Tanzania, Afrikë. Është një nga destinacionet e preferuara të verës.

Ndërsa në vendin e parë është listuar Shqipëria, si destinacioni i vitit 2018. Sipas mediave italiane prenotimet në Shqipëri kanë shënuar një shifër rekord prenotimesh të cilat shkojnë deri në 80%. Sipas përshkrimit Shqipëria është vendi që i ofron të gjitha, detin dhe malin.Burimi:Top Channel

CItyNews





12:40 Aktualitet

Humor krize

Ndonëse Shqipëria ka 5 vjet, që ka marrë lejen e lindjes, fa...

Lajmet e fundit nga