web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet se si do të vishen trajnerët e “The Voice Kids” në mbrëmjen e parë

17 Janar 2018, 22:40, Aktualitet CNA

Vetëm dy ditë na ndajnë nga startimi i spektaklit më të ri për fëmijë. ?The Voice Kids? do të nis të premten në 19 janar dhe pjesë e jurisë do të jenë emrat e njohur: Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka.

Tashmë kemi zbuluar se si do të vishen trajnerët në netët e pjesës së parë të ?The Voice Kids?.

Aleksandër Gjoka do të shfaqet me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe dhe me kapelën e tij të zezë që tashmë e identifikon, ndërsa Renisi ka zgjedhur të jetë më klas dhe elegant me një këmishë me jelek.

Eneda Tarifa do të shfaqet me një fustan-xhaketë me mëngë të prera, një veshje moderne që plotëson figurën e saj skenike.

Ndërsa Miriam Cani ka zgjedhur një fustan tyl me mëngë të fryra, të cilat e tregojë si një hirushe./CityNews





Lajmet e fundit nga