web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lehtësi fiskale për agroturizmin/ Kush çertifikohet i hiqen taksat për 10 vjet, TVSH 6%

15 Janar 2018, 08:39, Aktualitet CNA

Burime nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural bënë të ditur për ?Monitor? se qeveria po mendon që të gjithë ata që do të marrin certifikimin sipas standardit të përcaktuar nga qeveria për agroturizmin mund të përjashtohen 10 vjet nga taksat. Nga ana tjetër, Kryeministri e ka deklaruar tashmë se tek TVSh-ja për këto subjekte do të jetë 6%. Kjo do të thotë që çdo shërbim që ofrohet prej tyre të faturohet me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar 6%.

Deri më sot. si pjesë mes sektorit të bujqësisë dhe turizmit, agroturizimi nuk kishte një standard që shërbente për certifikim. Në mbledhjen e fundit të qeverisë u përcaktua pikërisht ky standard duke dhënë edhe kushtet që duhet të plotësojë një subjekt që operon në veprimatinë e agroturizmit për tu certifikuar. Vetëm marrja e këtij certifikimi do t?i sigurojë atij përfitimin nga stimujt fiskalë.

Vendimi i qeverisë përcakton se certifikimi nuk është i përhershëm dhe ai duhet të rinovohet çdo pesë vjet. Subjekti aplikon pranë komisionit të ngritur për këtë qëllim nga dy ministritë përkatëse, Bujqësia dhe Turizmi dhe më pas, nëse plotëson kriteret, përfiton edhe certifikimin.

Referuar përcaktimit në ligj ky komision duhet të ngrihet tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që duke kaluar të gjjtha hallkat e nevojshme pritshmëria është që Komisioni të nise punën në muajin prill

Kriteret që duhet të plotësohet për certifikimin në agroturizëm

Agroturizmi, si veprimtari, mund të zhvillohet në ferma, që plotësojnë këto kritere:

?  Ferma bujqësore duhet të ketë, të paktën, 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht, 0,5 hektarë sera;

?   Ferma blegtorale duhet të mbarështojë, minimalisht, 10 krerë gjedh ose 100 krerë dele/dhi apo 200 krerë shpendë. Te fermat blegtorale klasifikohen edhe stanet;

?    Ferma peshkimi/akuakulturë.





Lajmet e fundit nga