web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironia e gazetarit: Biznesi i pistë i përjashtimeve, të heqë taksën edhe për shtëpitë publike

15 Janar 2018, 19:10, Aktualitet CNA

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri, ka ironizuar me qeverinë e cila sipas tij çdo ditë i heq nga një tullë sistemit fiskal. Sipas tij ajo është çmendur, dhe i quan politikat e qeverisë për përjashtimet nga taksat si politikë e ndyrë.

Ai shprehet:

“Qeveria ka cmendur. Dite per dite i heq nga nje tulle sistemit fiskal.

Nje dite heq taksat e hoteleve per te nxitur turizmin. Nuk kalon nje jave nxjerr pykez tjeter. Do heq taksat e agriturizmit per te nxitur ekonomine rurale- thote.

Gjithmone mund te gjesh nje argument per te hequr taksat. Edhe per bordellot madje ka argument. Sepse lufton stresin e popullates.

Me llogjiken qe perdor qeveria i bie te bejme nje ligj, te legalizojme shitjen e seksit dhe ta perjashtojme nga taksat, qe te clirojme popullsine nga hormonet. Cmenduri komplet.”

Më tej Tomorri shkruan se, “perjashtimet fiskale jane politike e ndyre ne te gjitha drejtimet. Ato jane te padrejta, korruptive dhe asnje here nuk kane efekt pozitiv ne ekonomi. E vetmja gje qe bejne eshte se favorizojne nje grusht njerezish ne kurriz te gjithe te tjereve dhe minojne sistemin tatimor.”

Sipas tij “Ne sot humbasim mbi 1.5 per qind e Prodhimit Kombetar nga perjashtimet tatimore. Gati 20 miliarde leke taksa ne vit falim. Me keto ritme shume shpejt do i cojne 3 per qind e PBB-se.”

Në vijim tomorri ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Rama se nuk ka fonde për ilaçet e të sëmurëve me tumor, ku thotë:

“Pastaj del kryeministri dhe pa ju dridhur buza thote s?kam leke te blej ilacet per te semuret me tumor. Normal qe s?do kesh.” /CNA.al





17:05 Aktualitet

Rinis seanca plenare

Ka rinisur seanca plenare pas një ndërprerje disa minutashe....

Lajmet e fundit nga