web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen emrat/ Ja, cilët janë kandidatët që “lakmojnë” drejtimin e Policisë së Shtetit

11 Janar 2018, 08:23, Aktualitet CNA

Prej 2 ditësh në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv.drejtori i Përgjithshëm, Rebani Jaupi, i cili ka zëvendësuar provizorisht Haki Çakon, i cili u shkarkua të hënën me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por, për emërimin përfundimtar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas ligjit për Policinë, duhen plotësuar 3 kritere kryesore.

Këto kritere plotësohen edhe nga drejtori i komanduar, që nëse do të ndiqej praktika e vitit 2015, kohë ku Çako u emërua drejtor i Përgjithshëm, do bënin që Rebani Jaupi të mos lëvizte më nga ky post, duke u emëruar përfundimisht aty.

Kështu ndodhi më 15 prill të vitit 2015, ku Haki Çako, në atë kohë zv.drejtor i Përgjithshëm, që ishte i komanduar prej 15 ditësh drejtor i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Artan Didit, mori përfundimisht detyrën nga e cila u lirua pas 2 vitesh e 9 muajsh, edhe pse mandati është 5-vjeçar.

Por duket se Jaupi nuk është emri i vetëm mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që plotë- son kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Mes emrave më të përfolur, janë edhe 6 drejtues të tjerë Policie, ndonëse vetëm 3 plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin e Policisë së Shtetit.

KANDIDATURAT

Përveç Rebani Jaupit, tashmë i komanduar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, së fundmi po lakohen si kandidatë potencialë për postin më të lartë policor edhe 6 emra të tjerë. Një prej tyre është Agron Sojati, me një karrierë të gjatë si drejtues në sektorë të rëndësishëm të Policisë, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri, shkruan panorama.

Posti më i rëndësishëm që Sojati ka mbajtur së fundmi në Polici, ka qenë ai i drejtorit të Antiterrorit dhe si i tillë ai ka marrë pjesë në konferenca mjaft të rëndësishme rajonale e më gjerë, për luftën kundër terrorizmit.

Po kaq i favorizuar për të qenë kreu i Policisë së Shtetit, për shkak të karrierës dhe eksperiencës, është edhe drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema. Gjithashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, është një prej emrave të lakuar që plotëson kushtet për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, kandidatë për këtë post, janë edhe 3 emra të tjerë. Drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu e po ashtu dhe drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj. Ndonëse kriteret plotësohen nga 4 të parët, edhe emrat e Merkajt, Veliut e Hajnajt, janë lakuar ditët e fundit si drejtues të mundshëm të Policisë së Shtetit.

KRITERET

Për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ligji përcakton 3 kritere kryesore që duhen përmbushur nga emrat që do t?i propozohen Kryeministrit nga ministri i Brendshëm. Kushti i parë është grada, që duhet të jetë ?Drejtues i lartë?, ose ?Drejtues i parë?. Nuk duhet të ketë shtetësi tjetër përveç shtetësisë shqiptare si dhe duhet të ketë një karrierë të paktën 15-vjeçare në Policinë e Shtetit, nga të cilat 10 vite në pozicione të larta drejtuese. /Sot

 





Lajmet e fundit nga