web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emri i Maqedonisë/SHBA presion Kryeministrit grek, Sekretari i NATO-s zbret në Shkup

5 Janar 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Aktivitete intensive janë paraparë këtë muaj në procesin e negociatave midis Athinës dhe Shkupit për tejkalimin e kontestit rreth emrit. Për më 19 janar është caktuar takim i ri në Nju-Jork i ndërmjetësuesit Methju Nimic me përfaqësuesit e Greqisë dhe të Maqedonisë, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe Jens Stoltenberg do ta vizitojë Shkupin më 17 dhe 18 janar, njoftoi gazeta greke ?Proto tema?.

Gazeta gjermane ?Zidvest prese?, ndërkaq, theksoi se ?kryeministri grek Aleksis Cipras i është nënshtruar një presioni të fuqishëm nga ana e SHBA-së për zgjidhjen e kontestit?.

Gazeta thekson se lëvizja e kontestit rreth emrit të Maqedonisë ka të bëjë me ndryshimin e udhëheqësisë politike në Shkup.

Sipas ?Zidvest prese?, kontesti me emrin është çështja e cila seriozisht e prek diplomacinë ndërkombëtare, sepse ?bëhet fjalë për kontest me përmasa gjeopolitike, që dukshëm i tejkalon edhe kufijtë e rajonit?.

Gazeta përqendrohet edhe në rolin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar Methju Nimic, duke theksuar se ?ai 25 vjet investon përpjekje për të ndërmjetësuar në kontestin, i cili shumë vështirë mund të kuptohet nga opinioni jashtë Ballkanit?.

Emri i ndërlikuar me përcaktim gjeografik për përdorim gjithëpërfshirës është pozita e Qeverisë greke për çështjen për emrin e Maqedonisë, është theksuar dje në takimin e Qeverisë në Athinë.

Televizioni ERT thekson se shefi i diplomacisë Nikos Koxias në takim ka kërkuar pajtim nga të gjitha forcat politike për këtë çështje.

Partia kryesore opozitare Demokracia e Re, sipas gazetës ?Katimerini?, mendon se Panos Kamenos, lideri i koalicionit më të vogël partner në Qeverinë e Ciprasit, të ?Grekëve të pavarur? është pajtuar për çdo kompromis për kontestin për emrin, vetëm për ta mbajtur pozitën në pushtet.

Gazeta ?Kontranjuz? pohon se dje është mbajtur takim i fshehtë në katër sy midis Cipras dhe Panos Kamenos në të cilin është dashur ?të thyhet akulli?. Menjëherë pas atij takimi, Cipras ka revokuar takim në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Janis Dragasakis, shefi i diplomacisë Kocias dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit.

Gazeta ?Vima? shtron pyetje nëse ngjarjet rreth Maqedonisë do të ?lindin? ndonjë parti të re demokratike në Greqi, për shkak të faktit se mjaft deputetë nga Demokracia e re nuk e pranojnë përdorimin e emrit ?Maqedoni?, si emër i ri eventual të shtetit. Sipas gazetës, sjellja e atyre deputetëve ka shkaktuar debat të mundshëm për atë nëse duhet të krijohet parti e re me orientim djathtist.

Gazetat greke dje cituan deputetë grekë, të cilët japin propozime për emrin e ri të Maqedonisë, si për shembull ?Dakia?, ?Mizia?, ?Republika qendrore ballkanike? etj

 





Lajmet e fundit nga