web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohet lista me vendet me popullsinë më injorante në botë, renditja është befasuese

4 Janar 2018, 10:37, Aktualitet CNA

Një studimi i natyrës së rrallë për shkak të vështirësive në realizim ka rritur të rendisë vendet me popullsinë më injorante dhe më pak injorante.

Emërimi është bërë në bazë të njohurive që posedonin të pyeturit rreth vendit të tyre.

Indeksi i injorancës, i realizuar nga ?Ipsos MORI?, ka mbledhur informacion nga 27.500 intervista të njerëzve nga mosha 16-64 vjeç të kryera në muajin shtator-nëntor të vitit 2016.

Anketa është shtrirë në 40 shtete me nga 500 deri në 1000 njerëz për secilin vend.

Pyetjet e anketës lidheshin me shoqërinë e vendit, popullsinë, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë e shtëpisë dhe përqindjen e muslimanëve që jetojnë në shtetin e tyre.

Nga këto pyetje cilësore janë nxjerrë edhe të dhënat për injorancën e popullsisë së vendeve përkatëse.

Befasuese është Amerika, ku edhe pse mban statusin e superfuqisë botërore, ajo renditet si një nga vendet më ?injorante?, ku popullsia ka shumë pak informacion për pyetjet e bëra nga anketa.

Lista me vendet nga më injoranti deri tek më pak i tillë është si më poshtë:

40.India

39.Kina

38.Taivani

37.Afrika e Jugut

36.Amerika

35.Brazili

34.Tajlanda

33.Singapori

32.Turqia

31.Indonezia

30.Meksika

29.Kanada

28.Mali i Zi

27.Rusia

26.Serbia

25.Filipinet

24.Hong Kongu

23.Izraeli

22.Danimarka

21.Argjentina

20.Franca

19.Vietnami

18.Peruja

17.Spanja

16.Kili

15.Hungaria

14.Japonia

13.Belgjika

12.Polonia

11.Kolumbia

10.Suedia

9.Norvegjia

8.Italia

7.Gjermania

6.Australia

5.Malajzia

4.Çekia

3.Koreja e Jugut

2.Anglia

1.Holanda/CityNews





Lajmet e fundit nga