web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bizneset e lidhur me qeverinë lënë punonjësit pa rroga dhe sigurime

2 Janar 2018, 20:17, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet  sociale Berisha ka denoncuar një tjetër skandal, ku bizneset pranë qeverisë nuk u japin as rrogat por nuk u paguajnë as siguracionet punonjësve.

Teksa publikon mesazhin e një punonjësi të biznesmenit Besnik Sulaj, biznesmen ky i njohur si një nga miqtë e Ramës, ish-kryeministri shkruan se ai jo vetëm që nuk u jep rrogat po nuk u paguan as siguracionet.

Postimi i plotë i Berishës:

Besua i Partisë nuk paguan rrogat jo vetëm të naftëtarëve por as dhe të punonjësve të Kompleksit Taiwan.

Ndrikull Vjero, pavarësisht se ai nuk paguan tatimet, i anullon kontrollet.

Lexoni mesazhin e punonjëses dixhitale, e cila denoncon Beson:

-që nuk u jep rrogën dhe nuk u paguan siguracionet

– I lë punëtorët pa Vit të Ri dhe madje edhe pa bukë në shtëpi

Tatimorët shkojnë për kontroll por largohen menjëherë me urdhër nga lart. sb

?Pershendetje I nderuar Doktor Berisha .

Une qe po ju shkruaj jam nje punetore e kompleksit Taiëan ne Tirane ne pronesi te Besnik Sulaj.

Ashtu si naftetaret e Ballshit dhe ne 200 punetore te kompleksit Taiëan nuk jemi paguar prej 2 muajsh dhe as siguaracionet nuk jane derdhur.

Nuk kemi se me cfare te ushqehemi jo me te festojme.

Asnje institicion shtetror nuk na perkrah.

Tatimet vijne per kontroll por menjeher ju vjen urdheri nga lart te largohen.

Faleminderit ju jeni e vetmja shprese per te ngritur shqetesimet tona.? /CityNews





Lajmet e fundit nga