web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova 10-vjeçe/ Ja logoja zyrtare për këtë përvjetor

1 Janar 2018, 20:24, Aktualitet CNA

Kosova si shteti më i ri i Ballkanit, do të festojë këtë vit që sapo kemi hyrë 10-vjetorin e pavarësisë, për këtë është vendosur që të ketë një logo të re zyrtare për këtë 10-vjetor.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë publike logon e re me anë të një postmi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij Thaçi shkruan:

“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi. Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10” /CityNews





Lajmet e fundit nga