web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i CityNews ndërgjegjëson "Lali Erin"/ Ja si duket sot bulevardi "Zogu i Parë" (Foto+Video)

26 Dhjetor 2017, 17:21, Aktualitet CNA

Një ditë më parë Citynews.al, denoncoi “kapjen” e bulevardit “Zogu i parë” nga plehrat, por pa kaluar 24 orë Bashkia e Tiranës është ndërgjegjësuar, dhe ka bërë pastrimin e zonës.

Në denoncimin e Citynews.al, me foto dhe video shihej qartë gjendja në të cilën ndodhej bulevardi “Zogu i parë” dhe më saktësisht pjesa e dedikuar për biçikleta, mespërmes të bulevardit.

Sot ne inspektuam sërish zonën për të parë nëse ka ndryshim, dhe u vërejt se “Lali Eri” është ndërgjegjësuar, dhe pas denoncimit ka bërë pastrimin e bulevardit.

Citynews.al u kërkon qytetarëve të Tiranës që të denoncojnë çdo parregullsi që vërejnë në qytet, denoncime të cilat do të publikohen në kuadër të rubrikës së re, “Tirana përtej fasadave”. Kështu ne mund të paraqesim realitetin jashtë fasadave të Erion Veliajt dhe mund të përmirësojmë qytetin tonë.

P.S. Denonconi në: [email protected]

/CityNews

Rubrika: ?Tirana përtej fasadave?/ CityNews, fton qytetarët të denoncojnë problematikat





Lajmet e fundit nga