web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është Dashamir Xhika një “peshk i madh”, që do të arrestohet në janar?

21 Dhjetor 2017, 09:28, Aktualitet CNA

Ish Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është një nga drejtuesit e lartë të institucioneve shqiptare, i cili rrezikon jo pak, që të jetë i akuzuri i madh i Prokurorisë, pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.

Xhika është një nga të shumtët e akuzur si një drejtor i korruptuar. Ai  ka qenë përfaqësues i LSI -së në krye të Drejtorisë së Rrugëve, ku jo vetëm ka pasur akuza nga mediat, por edhe kallëzime nga KLSH, nga institucioni që ai ka drejtuar si dhe nga Ministria e linjës, (MIE).

Ditët e fundit kallëzimi i bërë në Prokurori duket se po gatuan një peshk ndoshta, jo aq të madh për në janar.

Në rast se Xhika do të akuzohet, ai është i dyti drejtor pas Artur Zotos, ish Drejtorit të Burgjeve, që ndodhet ende pas hekurave.

Dy ditë më parë, një kallëzim penal në adresë të ish Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është depozituar nga  Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Shkak për këtë kallëzim është bërë aksi rrugor Elbasan-Tiranë, ku sipas ministrit Gjiknuri, Xhika akuzohet për shpërdorim detyre.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD.

Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

Rikujtojmë se edhe një  vit më parë, Xhika është kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Xhika dhe disa vartës së tij, u akuzuan se kishin shkaktuar një dëm prej 634 milionë lekësh në buxhetin e shtetit përmes prokurimesh të pajustifikuara apo favorizimesh të kompanive ndërtuese të rrugëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH një vit më parë, deklaroi se pas  përfundimit të auditimit në Autoritetin Rrugor Shqiptar, për periudhën 1 janar 2014-30 shtator 2015, ka konstatuar ?nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në përdorimin e fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik?.

Sipas KLSH -së, Dashamir Xhika dhe vartësit e tij janë përgjegjës për dëmin financiar të shkaktuar nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

KLSH ka konstatuar gjithashtu një numër të konsiderueshëm prokurimesh me objekt ?konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi?, të kryera në mungesë të fondeve, praktika të cilat kanë sjellë kosto shtesë në kontratat e lidhura.

A është  kjo dosja e parë e ?peshkut të madh?, që sipas Ambasadorit  Amerikan Donald Lu, pritet të arrestohet në janar, apo Xhika është thjesht një ?peshk  vogël??/CityNews





Lajmet e fundit nga