web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet kërcënojnë monumentet e kulturës/ Mësoni kush janë më të rrezikuar

2 Dhjetor 2017, 21:45, Aktualitet CNA

Përmbytjet e shkaktuara në vendin tonë kanë rrezikuar Monumentet e Kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore. Gjatë shirave të rrëmbyeshëm është rrezikuar Ura e Golikut, Kisha e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur.

Sipas raportimit të ?ReportTv?: Forumi Bizantin në Durrës për shkak të reshjeve ka pësuar dëme nga rrëshqitja e dherave dhe disa gurëve të trotuarit.  Në Shkodër ujërat kanë vërshuar në Xhaminë e Plumbit. Kisha e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture është ende në ujë, pasi është e  përmbytur e gjithë zona.

Kisha  e  Shën  Kollit  në  Vanaj, të Fierit paraqet probleme në çatinë e saj, pasi nga shirat e tepërt rrezikohet rrëshqitja e rrasave.

Kisha  e  Shën  Gjergjit  në Libofshë, paraqet probleme në çatinë e saj.

Kisha  e  Shën  Marisë  në  Bishtqethëm, paraqet probleme në çatinë e saj

Kisha  e  Shën  Gjergjit  në  Suk  Strum, paraqet probleme pasi ndodhet në fushë.

Nga raportimet e deritanishme në Parkun e Apolonisë, të Bylisit dhe në Korçë nuk rezultojnë dëme të mëdha.  Në Vithkuq, tek Kisha e Shën Mehillit ka patur lëvizje te çatisë. Po ashtu probleme paraqet Kisha e Shën Gjergjit e cila është izoluar me mjete provizore. Te Kisha e Ristozit ne Mborje është shkëputur një pjesë e çatisë.

I rrezikuar ke qenë edhe Muzeu i Pavarësisë Vlorë, ku reshjet e dendura të shiut kishin  përmbytur oborrin, por bashkia ka vepruar për të normalizuar situatën. Ministria e Kulturës pas monitorimit, njofton se po merren masa për normalizimin e situatës.





Lajmet e fundit nga